Lajme

A do t’i lejohet Nasim Haradinajt pjesëmarrja në varrimin e vëllait? Flasin nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 02 March 2023

Ka vdekur pas një sëmundje të rëndë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, i cili njëherit edhe vëllai i Nasim Haradinajt, ish-nënkryetarit të OVL UÇK-së, i cili po e vuan dënimin prej mbi katër vitesh në Hagë.

Zëdhënësja Angela Griep në një përgjigje për Klankosova.tv, tha se DHSK-ja lejon të bëhen kërkesa të tilla trupit gjykues kur ka arsye bindëse humanitare.

“Në përgjithësi, kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara i lejon personat e ndaluar t’i bëjnë kërkesa trupit gjykues kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendoste për çdo kërkesë të tillë. Nuk ka parashtresa publike apo vendime që trajtojnë këtë çështje”, thuhet në përgjigje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera