A do të votohet Trusti nesër në Kuvend? Flet Lutfi Hazirit
Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 25 May 2022
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nuk beson që shumica parlamentare do të votojë për kalimin e ligjit që lejon tërheqjen e 30% nga kursimet në Trust nga ana e qytetarëve.
Ai ka thënë se ajo që ndodhi sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere tregoi që qeveria dhe trusti janë bërë aleate.
“Nëse e lerëosjmë rrjedhën deri tash dhe me vet faktin që nuk kali në Komision, jam skeptik që do të arrijë të përballojë shumicën parlamentare nesër. Kjo pasi shumica parlamentare është bërë aleate me qeverinë. Sa për memorie. Trusti pensional i republikës sonë është në treg financiar dhe natyrisht që ka rënie dhe ngritje të saj por kryesisht kanë qenë pozitive dhe ka sjellë përfitime në kuadër të angazhimit të biznesit të saj. Janë mjete të grumbulluara. Qeveria Hoti lejoi që të tërhiqen 10% për shkak të gjendjes që ishte. Tash qeveria ka bërë një ndarje linearë të fondeve. I ka dhënë 100 milionë euro.”, tha ai.
Tutje ai e cilësoi qëndrimin e qeverisë për këtë çështje sikur “skandaloz”
“Tani qëndrimi i qeverisë është edhe më skandaloz. Sot dolën me qëndrim ku thanë se nuk po lejojmë sepse nuk ka mirëqënie pensionale. Thanë se do të tërheqin njerëzit e pasur më shumë. Njerëzit e pasur nuk e kanë tërhequr as 10%. Ata nuk kanë nevojë. Por punëtorët që kanë nevojë të përballojnë këtë situatë”, përfundoi ai.
Të tjera
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...
-
Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. ...
-
LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit
Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të K...
-
KFOR-i gjen një pu*shkë me 13 fish*ekë në Zveçan
Në komunën e Zveçanit nga njësia e KFOR-it është gjetur një pushkë e varur në...
-
Dita e Evropës, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare
Sot shënohet Dita e Evropës. Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama...
-
Gjendet një mjet shpër*thyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mje...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...
-
Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar n...