Lajme

Situatë dramatike në botë, numri i të infektuarve me koronavirus rritet frikshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 14 April 2020

Bota po përballet me një situatë mjaft të vështirë për shkak të pandemisë koronavirus.

Deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në 1.921.362 në të gjithë botën. Rapotohet se 453.208 persona janë shëruar, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 119.694.

Vatra e infeksionit tashmë është Europa, ku Italia, Spanja, Britania dhe Franca regjistrojnë shifra të larta të viktimave. Por, edhe në SHBA situata është e rëndë.

-Advertisement-

Në Nju Jork dje janë konfirmuar 671 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur numrin e viktimave në 10.056. Nju Jorku ka më shumë raste të të infektuarve me koronavirus, se çdo shtet tjetër në Shtetet e Bashkuara, tregojnë të dhënat e fundit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA ka arritur në 558,999, ndërsa 22,154 persona kanë vdekur.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy