Lorik Boshnjaku: Të shpallet kampioni me tabelën aktuale është e padrejtë
Autori: Erion Maliqaj 19:15 | 05 April 2020
Mesfushori i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka thënë së do të ishte e padrejtë nëse kampioni i Superligës të shpallet me tabelën aktuale, shkruan Gazeta inFokus.
Boshnajku në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur rreth situatës se krijuar në vend pas koronavirusit.
Ai ka thënë se është e vështirë që të qëndroj jashtë fushave të blerta, por thekson se janë ambientuar paksa.
“Te qëndroj jashtë fushave të blerta është shumë e vështirë, por duke parë situatën e krijuar jemi ambientuar pak, por që shpresojmë të përfundoj sa me shpejt kjo periudhë”, tha fillimisht Boshnajku.
Mesfushori prishtinas ka treguar se stërvitjet individuale janë mundësia e vetme, shton se nuk janë të njëjta stërvitjet individuale me ato në grup.
“Nuk është njëjtë asnjëherë të stërvitesh me grupin dhe të stërvitesh individualisht, por në këto rrethana kjo është mundësia e vetme, po stërvitem çdo ditë që të jem në gjendjen optimale”, u shpreh futbollisti i Prishtinës.
Boshnjaku pohon se i mungon shumë futbolli, pasi përveç pasionit e ka edhe punë.
“Me mungon futbolli pasi përveç pasionit tashmë është bërë punë, me mungojnë gjithashtu edhe bashlojtarët dhe i gjithë grupi”, tha mesfushori prishtinas.
Numri 7-të i Prishtinës deklaron se nuk do të ishte e drejtë nëse kampioni shpallet me tabelën aktuale, shpreson të vazhdoj deri në fund, duke u zhvilluar të gjitha ndeshjet.
“Nëse kampionati nuk vazhdon atëherë nuk e di se cila do ishte zgjidhja me e mirë, por mendoj që të shpallet kampioni me tabelën aktuale e dimë të gjithë që nuk është e drejt. Unë shpresoj të zhvillohen të gjitha ndeshjet deri në fund”, deklaroi 24 vjeçari.
Për fund prishtinasi pati një mesazh për të gjithë e në veçanti për futbollistët.
“Mesazhi im është që të qëndroni në shtëpi që ta kalojmë sa ma shpejt këtë virus, ndërsa futbollistët të stërvitën sa ma shumë në mënyra individuale”, përfundoj Lorik Boshnajku.
Lorik Boshnjaku aktualisht është futbollist i Prishtinës.
Ai me fanellën e Prishtinës ka luajtur edhe në garat evropiane, konkretisht në Evropa League.
Nëse kampionati zhvillohet deri në fund, Boshnajku mund ta fitoj titullin e Kosovës me Prishtinën, pasi gjendet vetëm tri pikë prapa Ballkanit që kryeson./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...