Zëdhënësi i Doganës flet për zbatimin e reciprocitetit: Të premten nga Serbia kanë hyrë 20 maune
Autori: Gazeta inFokus
15:58 | 03 April 2020
Tri ditë pasi që Qeveria e Kosovës e ka hequr taksën për produktet e mallrave me orgjinë nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, Doganat në Kosovë kanë nisur të zbatojnë vendimin e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim për marrëdhëniet me Serbinë.
Për këto tri ditë, nga Serbia kanë kaluar maune të shumta me produkte ushqimore dhe industri kimike. Në ditën e tretë pa taksë nga Serbia në Kosovë kanë kaluar 20 maune, që kapin vlerën prej 150 mijë euro.
Këtë e ka bëtë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Sipas, Stavilecit në krahasim me dy ditët e para, të premten në ditën e tretë kanë qenë edhe 4 importe nga Bosnja me një vlerë rreth 30 mijë euro.
“Sot për momentin që flasim deri në këtë orë kemi një import pak më të ulët në krahasim me ditën e djeshme, ne kemi rreth 20 ngarkesa nga Serbia që kanë një vlerë rreth 150 mijë euro. Derisa, nga Bosnja kemi pa edhe importet e para të cilat kanë ardhur nga Bosnja pas heqjes së masës mbrojtëse, kemi pa rreth 4 importe të cilat me një vlerë të përafërt rreth 30 mijë euro”, tregoi Stavileci për EO.
Sipas Stavilecit vetëm sot nga Serbia kanë ardhur produkte ushqimore si grure durum dhe jo durum, miser, miell prej gruri ose spelt si dhe industri kimike preparate për larje ose pasrim, oksigjen etj.
Ndërsa, nga Bosnja e Hercegovina kryesisht janë produkte ushqimore, qumështë, patate të qkuqura të pjekura (çips)
“Kryesisht nga Serbia kemi pasur industrinë ushqimore, produkte ushqimore si dhe industri kimike. Gjithashtu nga Serbia ka pasur edhe materiale ndërtimore, derisa nga Bosnja kemi pa importin e parë të produkteve ushqimore si dhe ka qenë kamionat e parë që kanë ardhur me qumësht”, tha Stavileci.
Sipas Stavilecit, një ditë më parë kanë qenë rreth 90 maunë të cilat kanë ardhur nga Serbia me produkte të ndryshme me një vlerë rreth 500 mijë euro.
“Derisa, dje që ka qenë dita e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë për heqjen e masave mborjtëse të Serbisë dhe Bosnjës, kemi bërë import nga Serbia, respiktivisht kanë qenë rreth 90 maune të cilat kanë ardhur, derisa nëse flasim në vlera monimale kanë pasur vlerë rreth 500 mijë euro produkte të ndryshme”, theksoi ai.
Ndërsa, ai thekson se një import më i ulët është vërejtur ditën e parë, ku kanë pasur vetëm 16 maune.
Përgjatë këtyre tri ditëve, Stavileci tregon se vetëm një maunë nuk ka qenë në rregull me dokumentacion.
“Gjatë ditë së parë ne kemi pasur një import të ulët edhe pse shumë njerëzve mund t’iu duket mjaft por për Doganën është import i ulët, kemi pasur vetëm 16 maune ku njëra prej tyre nuk ka qenë me dukmentacion në rregull e cila ka filluar me procedura të përkthimin pas.
Gjatë këtyre tri ditëve në procedurë të kthimit, se prap është mundësia që ajo maunë të deklarojë certifikatën fito sanitare në bazë të kërkesave të vendimit dhe Kushtetutës së Kosovës”, tha Stavileci për EO.
Stavileci tutje thotë se ka pasur rritje të numrit të importeve me lëndë të parë. Ai thotë se aplikimi i masës për një kohë të caktuar ka bërë që tregtarët të orientohen te prodhuesit e tjerë.
“Gjithsesi që në lëndë të parë kemi një rritje të numrit të importeve me lëndë të parë dhe lënda e parë ka filluar të importohet prap nga Serbia por gjithsesi ne kemi pritur pak më shumë por sic duket aplikimi i masës për një kohë të caktuar i ka orientuar tregtarët tek prodhuesit e tjerë dhe nuk kemi pa një fluks shumë të madh”, shtoi ai.
Sipas tij,jo shifër është pak a shumë e ulët dhe është nën mesataren mujore, mesataren ditore që kemi pasur të importit prej Serbisë.
Duke krahasur me periudhën paraprake kur nga Serbia ka pasur import rreth 450 milionë euro brenda një viti, Stavileci thotë se nëse konsumatorët kosovarë kanë kërkesë për produkte serbe, atëherë importi do të shtohet.
“Nëse i referohemi të dhënave paraprake të cilat tregojnë se prej Serbisë kemi pasur rreth 450 milionë euro import të produkteve brenda 1 viti, atëherë normalsith që pritet, por sidoqoftë gjithë kjo varet edhe nga sjellja e konsumatorëve kosovarë. Nëse konsumatorët kosovarë kanë kërkesë për këtë lloj produkte, normalisht do të shtohet. Pra imorti varet nga konsumi.”
Qeveria në detyrë ditë më parë ka votuar heqjen e takës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovniës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit me Serbinë.

T� tjera
-
“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?” – “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”, biseda tronditëse e Arlindës me policin para vrasjes
Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momen...
-
Në sytë e BE-së, Kosova humbi një tjetër vit
Raporti vjetor i progresit për Kosovën, i cili krahas raporteve të tjera për ...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe lokalisht herë pas here m...
-
“Vjehrri e nxiste të më rrihtè”, gruaja rrëfen 20 vjet dhúnë nga ish-bashkëshorti, që ia vràü dy vëllezërit
Një grua nga Gjakova ka rrëfyer për herë të parë dhunën sistematike që thotë ...
-
Hykmete Bajrami zbulon se Kurti i ndau veç 1 milion euro për Unazën e Jashtme të Prishtinës për vitin 2027
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme...
-
Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka a...
-
Berisha për vrásjen e Arlinda Zekajt: “Vrasja ka qenë e planifikuar nga dy vëllezërit. Derisa Jetoni ishte në stacionin e policisë dhe kishte qasje në telefon e kamera të shtëpisë”
Avokati Besnik Berisha ka ngritur dyshime të forta lidhur me vrasjen e Arlind...
-
“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vrasjes
Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momen...
-
Jetoni e kishte paralajmëruar Arlindën për vrásjen, Berisha: Sot u intervistuan familjarët dhe dëshmitarët
Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Z...
-
Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni rreth një vit më herët se ditët i ka të numëruara
Përfaqësuesi ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Zekaj, avokati Besnik Be...
-
Burim Ramadani shokon me deklaratën: Kaq miliona euro u shpenzuan për blerjen e rrymës brenda një dite
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, këtë javë...
































