Lajme

Berisha për vrásjen e Arlinda Zekajt: “Vrasja ka qenë e planifikuar nga dy vëllezërit. Derisa Jetoni ishte në stacionin e policisë dhe kishte qasje në telefon e kamera të shtëpisë”

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 03 November 2026

Avokati Besnik Berisha ka ngritur dyshime të forta lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke pretenduar se krimi ishte planifikuar nga dy vëllezërit Sylaj.

Sipas Berishës, Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i viktimës, edhe pse ndodhej në stacionin policor, kishte qasje në telefon dhe në kamerat e sigurisë së shtëpisë.

“Vrasja ka qenë e planifikuar nga dy vëllezërit. Derisa Jetoni ishte në stacionin e policisë dhe kishte qasje në telefon e kamera të shtëpisë”, ka deklaruar Berisha.

-Advertisement-

Këto pretendime ngrenë dyshime për mundësinë që Jetoni të ketë pasur informacione për lëvizjet brenda shtëpisë, pavarësisht se ndodhej në polici.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët, e shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua pas arratisjes.

Ndërkohë, pretendimet për planifikimin e vrasjes dhe përfshirjen e mundshme të dy vëllezërve mbeten çështje që duhet të vërtetohen nga organet e drejtësisë.

 

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy