Në sytë e BE-së, Kosova humbi një tjetër vit
Autori: Gazeta inFokus
07:57 | 04 November 2026
Raporti vjetor i progresit për Kosovën, i cili krahas raporteve të tjera për vendet e procesit të zgjerimit do të miratohet nesër në Bruksel, me përmbajtjen e tij nuk do ta befasojë askënd.
Komisioni Evropian në këtë raport, draftin e të cilit ka siguruar KOHA, do të nënvizojë mes tjerash se paraliza e tejzgjatur institucionale ka pamundësuar progresin më të madh të Kosovës në fushën e reformave, përfshirë edhe të atyre të identifikuara nga Komisioni Evropian në raportin e vitit paraprak. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse nuk ka pasur më shumë progres në fushat kyçe siç janë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Përveç çështjeve politike dhe institucionale, Komisioni Evropian në këtë raport ka vërejtur mungesë të progresit të duhur edhe në fushën e sundimit të ligjit, progres vetëm të limituar në luftë kundër korrupsionit, një lloj progresi në luftën kundër krimit të organizuar. Akoma progresi nuk ishte i duhur as në lirinë e mediave, ku kanë vazhduar sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, përfshirë edhe nga përfaqësues të Qeverisë.
Shqetësuese në raport është edhe gjendja në fushën e energjisë, ku ka pasur progres vetëm të limituar dhe kjo, sipas Komisionit Evropian, vazhdon të jetë pengesë e madhe për rritjen ekonomike të Kosovës.
Raporti si ai për Kosovën ashtu edhe për Serbinë kërkon edhe zbatimin e obligimeve nga dialogu për normalizimin e raporteve me tyre. Nga Kosova do të kërkohet përsëri që të nisë procesi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që Komisioni konsideron obligim të Kosovës, ndërsa Serbia pritet të kritikohet për shkelje të marrëveshjeve, përfshirë edhe lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, sidomos në Këshillin e Evropës dhe në Interpol. Do të përsëritet keqardhja e BE-së për mungesën e masave nga ana e Serbisë për kryesit e sulmit terrorist në Banjskë.
Komisioni nesër pritet të publikojë edhe udhërrëfyesit për katër shtetet më të avancuara kandidate: Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, me afate të caktuara kohore se çfarë duhet të bëjnë për ta realizuar qëllimin e tyre për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit. Si afat indikativ Komisioni do të përmendë përmbylljen e negociatave me Malin e Zi deri në fund të këtij viti, ndërsa nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit në qershor të vitit që vjen. Ndërsa për Shqipërinë Komisioni do të paraqesë një plan se si mund të arrijë qëllimin për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, nëse Shqipëria do t’i përmbushë kriteret e nevojshme.

T� tjera
-
Aksioni ndërkombëtar në gjashtë shtete, u përfshi edhe Kosova – mashtronin qytetarët me fitime të rreme nga investimet
Të martën u kryen kontrolle në Izrael, Shqipëri, Finlandë, Maqedoninë e Veriu...
-
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?
Demokratët fituan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan në zgjed...
-
Rama përsërit ftesën e dialogut, nxjerr sërish tryezën para kryeministrisë
Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me ftesën për dialog...
-
“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?” – “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”, biseda tronditëse e Arlindës me policin para vrasjes
Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momen...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe lokalisht herë pas here m...
-
“Vjehrri e nxiste të më rrihtè”, gruaja rrëfen 20 vjet dhúnë nga ish-bashkëshorti, që ia vràü dy vëllezërit
Një grua nga Gjakova ka rrëfyer për herë të parë dhunën sistematike që thotë ...
-
Hykmete Bajrami zbulon se Kurti i ndau veç 1 milion euro për Unazën e Jashtme të Prishtinës për vitin 2027
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme...
-
Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka a...
-
Berisha për vrásjen e Arlinda Zekajt: “Vrasja ka qenë e planifikuar nga dy vëllezërit. Derisa Jetoni ishte në stacionin e policisë dhe kishte qasje në telefon e kamera të shtëpisë”
Avokati Besnik Berisha ka ngritur dyshime të forta lidhur me vrasjen e Arlind...
-
“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vrasjes
Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momen...
-
Jetoni e kishte paralajmëruar Arlindën për vrásjen, Berisha: Sot u intervistuan familjarët dhe dëshmitarët
Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Z...
































