Kurti i dërgon letër Solanës, i uron shërim të shpejtë pasi u infektua me koronavirus
Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 03 April 2020
Kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka dërguar letër ish – Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, pasi ky i fundit ndodhet në spital, meqenëse ka rezultuar se është i infektuar me koronavirus, përmes së cilës i ka uruar Solanës shërim të shpejtë, raporton Express.
Përmes kësaj letre, Kurti i ka thënë Solanës se populli i Kosovës nuk do të harrojë asnjëherë rolin e tij si si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së dhe Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, “gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimi ynë në vitin 1999, si dhe shpallja e pavarësisë në vitin 2008.”
Letra e plotë:
I nderuar z. Javier Solana,
Populli i Republikës së Kosovës dhe unë ndjejmë keqardhje për infektimin tuaj me koronavirusin e ri COVID-19. Më kanë informuar që ju ende jeni i shtrirë në spital por që gjendja juaj është përmirësuar. Mendja dhe lutjet tona janë me ju, dhe shpresoj që do ktheheni në shtëpi dhe te më të dashurit tuaj sa më shpejt që është e mundur.
Kjo pandemi ka ndikuar në të gjitha shtetet dhe popujt. Ajo si e tillë nuk njeh moshë, status shoqëror, fe apo kombësi. Të gjithë jemi të rrezikuar nga virusi dhe ky realitet e ka ndryshuar krejtësisht mënyrën e jetesës në përditshmërinë tonë. Shumica prej nesh jemi izoluar në ambiente të mbyllura, qoftë në zyre, shtëpi apo në dhoma të spitalit; po kalojmë shumë më pak kohë me të tjerët dhe më shumë kohë me vetveten. Këto ditë na është përkujtuar rëndësia e solidaritetit. Në këtë kohë të vështirë, duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe të luftojmë këtë betejë së bashku, ashtu që të dalim nga kjo më të fuqishëm.
Asnjëherë nuk do të harrojmë rolin tuaj si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së dhe Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimi ynë në vitin 1999, si dhe shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Ju uroj shërim të plotë dhe të shpejt, si dhe shëndet të mirë pas kësaj.
Sinqerisht i juaji,
Të tjera
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...