Lajme

Erdhi dita të takohet Albulena Haxhiu me Aleksandër Lumezin

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 02 April 2020

Një takim jo fortë i zakontë ka ndodhur të mërkurën mes Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, njeriut ndaj të cilin partia e ministres Haxhiu, Lëvizja Vetëvendosje kishte adresuar akuza e fyrje nga më të ndryshmet.

Vetëvendosje vitin e kaaluar edhe kishte protestuar ndaj kryeprokurorit të Shtetit duke e akuzuar se i është nënshtruar krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ndikimit politik të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në vend se presidenti, kryeministri e kryeparlamentari t’i frikësohen kryeprokurorit, ky iu frikësohet atyre. Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë ministra kaq shumë të korruptuar. Mirëpo, asnjë ministër i qeverisë nuk i frikësohet kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, dhe, ky i druhet cilitdo, pra secilit, prej tyre”, thuhej në një nga kërkesat e VV-së.

-Advertisement-

Por, pavarësisht kësaj Haxhiu duket se ka vendosur ti forcoi dhe ta vazhdoi bashkëpunimin me Lumezin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, në këtë takim, Haxhiu u njoftua lidhur me punët e Prokurorisë gjatë kohës sa vendi po përballet me Pandeminë Covid – 19 dhe veprimet e ndërmarra nga ky institucion në këto rrethana.

“Ministrja theksoi veçanërisht përgatitjet e Ministrisë në përpilimin e draftligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme si mjet kyç në rrugën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionin, koncept dokumenti i të cilit pritet shumë shpejt të procedohet në Qeveri për miratim”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ministrja Haxhiu ka theksuar edhe një herë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është faktor kyq në zhvillimin ekonomik dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Luftimi dhe konfisikimi i pasurisë së paligjshme duhet të jetë prioritet i institucioneve të drejtësisë në mënyrë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Haxhiu ka shprehur gatishmërinë për të fuqizuar kapacitetet e institucioneve të drejtësisë sidomos të Prokurorisë Speciale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera