Ky është fjalimi i plotë i Avdullah Hotit që e bëri të shkarkonte Albin Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 31 March 2020
Një fjalim mjaft të gjatë në ditën kur u votua mocioni i mosbesimit i iniciuar nga LDK e kishte bërë edhe ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga LDK.
Në fjalimin ku ai bënte thirrje që të votohej ky mpcion për të rrëzuar qeverinë Kurti kishte thënë se kjo nuk ishte vetëm qeveria e Albin Kurtit sic sipas tij e konsideronte ai.
Hoti u shkarkua nga Kurti menjëherë natën e rrëzimit të qeverisë, shkruan gazeta inFokus.
Në dokumentin për shkarkimin e Hotit nuk cekej arsyeja e këtij shkarkimi./Gazeta inFokus/
Ky është fjalimi i plotë i Avdullah Hotit të LDK-së në ditën e votimit të mocionit:
Të nderuar qytetarë,
Kur më 6 tetor iu dha besimi nga ana juaj këtij koalicioni qeverisës, ne ishim të vetëdijshëm se vota juaj na kishte vënë para detyrës për të marrë përsipër përgjegjësitë shtetërore, që të nisnim një kapitull të ri të ndërtimit të shtetit, të zhvillimit ekonomik e social, të fuqizimit të institucioneve shtetërore, të integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve në ekonomin, shoqëri institucione.
Ne planifikonim të nisnim një kapitull të ri të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, të rivendosjes së raporteve të miqësisë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të marrjes përsipër të procesit të dialogut siç e parasheh Kushtetuta.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e përkushtuar tërësisht t`i qëndroi besnike këtij orientimi programor, nuk ka kursyer asnjë potencial të saj në këtë Qeveri që të hapë perspektiven për zhvillim, që të rikuperoj humbjet që i kishim pasur në arenën ndërkombëtare.
Miqtë e Kosovës ishin dhe mbesin krah nesh për të forcuar rendin dhe ligjin, por edhe për të përmbyllur izolimin tonë ndërkombëtarë. Ata na siguronin se një Marrëveshje Paqe me Serbinë që do rezultonte me njohje reciproke dhe avancim të subjektivitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës. Ata na siguronin se kjo marrëveshje do të dizajnohet nga vetë ne, në negociata me Serbinë, me ndërmjetësimin dhe garancat e tyre.
Angazhimi ynë në këtë Qeveri ishte i sinqertë, bashkëpunues dhe bashkërendues i të gjitha aktiviteteve.
Kjo nuk ishte Qeveria e zotit Kurti, por Qeveri e VV-së dhe LDK-së, si dy partnerë kryesore, përfshirë këtu edhe komunitetet e tjera.
Ne nuk kemi hyrë në këtë Qeveri si qiragjinj, por si zot shtëpie bashkë me VV-në, pasi ashtu e kishte vendosur sovrani.
Ishim të bindur se angazhimet e përbashkëta për t`i dhënë vendit një perspektivë të re ishte qëllimi i dy palëve. Por, siç u pa kjo nuk doli të jetë e vërtetë.
Heqja dorë e Kryeministrit për të marr përgjegjësitë e veta kushtetuese karshi dialogut me Serbinë u bë pengesa kryesore e kësaj Qeverie në ndërtimin e raporteve të shëndosha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që për ne si LDK ishte e pa pranueshme.
Ne nuk mund të pranonim që Qeveria e Kosovës të bëhej shkaktarja e sanksioneve ekonomike ndaj vendit tonë nga SHBA, që është garantuesi i shtetësisë tonë.
Toneve bolshevike, që vinin nga paradhomat partiake, e bëheshin bëhen parime vepruese në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë, LDK-ja nuk i pranon kurrsesi.
Për neve nuk është e pranueshme qasja neglizhente dhe relativizuese e prishjes së raporteve me SHBA-në nga ana e partnerit tonë qeverisës. Është e papranueshme për ne të jemi në qeveri, e partneri jonë feston kur ikin investitorët amerikan nga Kosova, pavarësisht vërejtjeve të përbashkëta që i kemi për ato projekte.
Gjatë krejt kësaj kohe të intensifikimit të kërkesës amerikane për heqjen e tarifës dhe përfshirjes së Qeverisë në dialogun e garantuar nga amerikanët, si LDK i kemi kërkuar partnerit tonë qeverisës të marrë përgjegjësitë kushtetuese.
Për fatin e keq, ne nuk kemi pa as gatishmëri, e as sinqeritet nga ana e tyre, për të qeverisur së bashku, përtej politikave e veprimeve për konsum ditor.
I mbështetur për muri nga kërkesat amerikane dhe nga mos guximi për të marr përgjegjësi shtetërore, z.Kurti krijoi një strategji dalëse nga Qeveria.
Të gjetur në këtë situatë, në momentet më të rënda për vendin, përmes shkarkimit të Ministrit te Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, LDK-ja u bind se z.Kurti po kërkonte shkarkimin e tij dhe të Qeverisë.
Veprimet e tij pas shkarkimit të z.Veliu treguan qëllimin e tij të vërtetë. Ai emëroi zëvendësministrin nga Vetëvendosje si ushtrues detyre të Ministrit të Brendshëm, në vend që të emëronte zëvendësministrin e LDK-së në këtë detyrë. Kjo i mundësoi z.Kurti të ketë shumicën në Qeverinë e Kosovës për të marrë vendime pa përfillur fare votat e partnerit tjetër qeverisës, siç edhe ka bërë me heqjen e pjesshme të taksës.
Kjo nuk është mënyra si qeveriset. Përmes veprimeve të tilla bëhet e qartë se z.Kurti nuk dëshiron raporte partneriteti, por dëshiron që partneri qeverisës t’i shërbejë atij. Këtë ne nuk mund ta lejojmë. Ai tani e ka marrë mesazhin, por është vonë për të.
Të nderuar deputetë,
Mocionin ynë për dhënien fund të kësaj Qeverie është i mbështetur në dy parime themelore.
E para, nuk mund të ketë Qeveri demokratike në Kosovën e vitit 2020, e cila shkatërron raportet me SHBA-në, dhe kështu pamundëson fuqizimin e shtetit të Kosovë në arenën ndërkombëtare dhe fuqizimin e sovranitetit të Kosovës në përgjithësi.Le të bëhemi të sinqertë ndaj njëri tjetrit, dhe ta pranojmë faktin se pa SHBA-në dhe pa BE-në është e pamundshme, jo vetëm të normalizojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë, por edhe të ruajmë paqen në rajon.
E dyta, në Qeverinë e Kosovës të vitit 2020 nuk ka vend për autokraci. Vetëm përmes bashkëpunimit mund të shkojmë përpara. Bashkëpunimi kërkon pranimin e mendimit ndryshe edhe kur nuk pajtohesh. Në LDK, mendimin ndryshe e kemi vlerë, e jo anti-vlerë e kufizim në veprim. Por, në të njëjtën kohë jemi të përgjegjshëm ndaj detyrave që kemi edhe kur nuk na bie mirë si parti politike.
Prandaj, u bëjë thirrje deputetëve të nderuar të këtij Kuvendi që të mbështesin këtë mocion.
Faleminderit.
Të tjera
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...
-
Zbulohet statuja e Skënderbeut në Gjakovë, marrin pjesë pozitë e opozitë
Këtë të shtune është zbuluar statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skë...
-
Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet vero...
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...
-
Inspektorati i Prishtinës parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania, gjobit palën
Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpim...
-
BE: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borell mbi përmbushjen e kushteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzion...