Kjo është arsyeja përse do të ndalet prodhimi i miellit në Kosovë (Dokument)
Autori: Halil Berisha
17:40 | 31 March 2020
Mielli që hynte në Kosovë nga shteti serb, shitej këtu me një çmim shumë më të lirë se sa ai i prodhuar në Kosovë.
Në fakt, çmimi ishte aq i lirë, sa prodhuesit kosovarë edhe po të shitnin pa asnjë cent fitim, prapë çmimi do të ishte më i shtrenjtë, shkruan gazeta inFokus.
Kjo, më pas u mor vesh se po bëhet pasi shteti serb, në mënyrë që të marrë tregun e Kosovës e të lë papunë ata që në Kosovë prodhojnë miellin, i subvencionojnë në mënyra të ndryshme prodhuesit serb të miellit, për miellin që e sjellin në Kosovë.
Kjo duke bërë konkurrencë jo të barabartë e duke dëmtuar në masë të madhe prodhuesit vendor.
Por, kur kjo u vërejtë nga prodhuesit vendor, bën ankesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Indrustrisë, në vitin 2017.
Së pari M&Sillosi e më pas edhe Shoqata e Mullisëve të Kosovës.
E pas një hulumtimi të bërë nga kjo ministri, u morr vendimi anti-dumping, që pavarësisht subvencionimit nga shteti serb, shteti kosovar t’i mbroj prodhuesit e saj.
Në këtë formë iu vendos një tarifë miellit të ardhur nga Serbia prej 4 centësh.
Por, ky vendim i vitit 2017 u anulua nga Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Nëdrmarrësisë dhe Investimeve Stratetegjike më datë 30 Mars, shkruan gazeta inFokus.
Ky vendim shfuqizonte vendimin e 3 viteve më parë të Ministrisë së Tretgtisë dhe Industrisë.
Arsyeja e vendosjes së tarifës sipas vendimit të vitit 2017
Në Departamentin e Tregtisë në kuadër të MTI-së me datë 8 prill 2017 është adresuar kërkesa nga kompania për prodhimin e miellit “M&Sillosi”, kërkesë kjo e iniciuar edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës me datë 2 qershor, e cila kërkon të mbrohet prodhimi vendor konkretisht mielli, me dyshimin se importohet nga Serbia në Kosovë me çmime më të ulëta se vlera reale e çmimit të tregut, respektivisht nën koston e prodhimit, ku po e rrezikon industrinë prodhuese të miellit në Kosovë në përgjithësi.
Ekipi i Departamentit të Tregtisë në bashkëpunim me Vlerëismin e Detyrieve të Veçanta në Importe, ka përfunduar një hulumtim të detajuar në lidhje me shkresën në fjalë, me qëllim të identifikimit të gjendjes reale të importit të miellit nga Serbia dhe për të konstatuar se a ka dumping në këtë produkt. Për këtë qëllim, ekipi hulumtues bazuar në Ligjini mbi masat anti-dumping dhe masat kundër-balancuese ka shfrytëzuar dy metoda për identifikimin e problemit:
- Masën e kostove të prodhimit dhe
- Metodën e vlerës reale të çmimit të tregut”
Kësisoj, pasi vendimi i ri i marsit të 2020-ës e shfuqizoi atë të 2017-ës, Shoqata e Mullisëve të Kosovës, në shenjë revolte por edhe rreziku se mund të mbesin pa tregë, pa punë e pa punëtorë, vendosi që që nga 1 prilli të ndalë prodhimin e miellit./Gazeta inFokus/


T� tjera
-
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë me vlerë mbi gjysmë milioni euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur n...
-
Aksioni ndërkombëtar në gjashtë shtete, u përfshi edhe Kosova – mashtronin qytetarët me fitime të rreme nga investimet
Të martën u kryen kontrolle në Izrael, Shqipëri, Finlandë, Maqedoninë e Veriu...
-
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?
Demokratët fituan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan në zgjed...
-
Rama përsërit ftesën e dialogut, nxjerr sërish tryezën para kryeministrisë
Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me ftesën për dialog...
-
“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?” – “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”, biseda tronditëse e Arlindës me policin para vrasjes
Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momen...
-
Në sytë e BE-së, Kosova humbi një tjetër vit
Raporti vjetor i progresit për Kosovën, i cili krahas raporteve të tjera për ...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe lokalisht herë pas here m...
-
“Vjehrri e nxiste të më rrihtè”, gruaja rrëfen 20 vjet dhúnë nga ish-bashkëshorti, që ia vràü dy vëllezërit
Një grua nga Gjakova ka rrëfyer për herë të parë dhunën sistematike që thotë ...
-
Hykmete Bajrami zbulon se Kurti i ndau veç 1 milion euro për Unazën e Jashtme të Prishtinës për vitin 2027
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme...
-
Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka a...
-
Berisha për vrásjen e Arlinda Zekajt: “Vrasja ka qenë e planifikuar nga dy vëllezërit. Derisa Jetoni ishte në stacionin e policisë dhe kishte qasje në telefon e kamera të shtëpisë”
Avokati Besnik Berisha ka ngritur dyshime të forta lidhur me vrasjen e Arlind...
































