A po paraqet tarifa pengesë për importin e pajisjeve kundër Coronavirusit?
Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 28 March 2020
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur thirrjen e tyre për institucionet e Kosovës që të heqin plotësisht tarifën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Zyrtarë nga Departamenti i Shtetit kanë thënë po ashtu se mosheqja e tarifës doganore është duke e dëmtuar popullin e Kosovës dhe duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër pandemisë së Coronavirusit.
Ata kanë theksuar se në këtë drejtim ka pengesa, pasi që po krijohen vonesa për hyrje në Kosovë të pajisjeve të nevojshme, duke potencuar se tarifa po pengon edhe rritjen ekonomike.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunimi me shtetet e rajonit, përveç Serbisë, është duke shkuar mirë në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe çështjen e bashkëpunimit rreth pandemisë. Ndërkaq, në lidhje me deklaratat e zyrtarëve të Departamentit amerikan të shtetit, në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë në mënyrë specifike.
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se qeveria është duke u siguruar që qytetarët e Kosovës të mos pësojnë, kur bëhet fjalë për mallra esenciale për shkak të vendimeve, të cilat, sipas tij, kanë derivuar nga qeveria e kaluar.
“Në përjashtim me shtetin e Serbisë me të cilin kemi disa mospajtime, me të gjitha shtetet e rajonit kemi një bashkëpunim shumë të mirë deri tani, sidomos në kuadër të luftimit me COVID- 19, me ç’rast, Qeveria e Kosovës ka marrë masa dhe vendimet e duhura, me qëllim të sigurimit e furnizimit të nevojshëm dhe të vazhdueshëm me mallra esenciale për qytetaret”, tha Kryeziu.
Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se aktualisht Kosova ka një furnizim të qëndrueshëm me medikamente, por, siç thonë ata, është i nevojshëm që furnizimi të përforcohet edhe më tej.
Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha për Radion Evropa e Lirë se për faktin që nuk dihet rrjedha e saktë e epidemisë së COVID-19, duhet një furnizim më i madh.
Ai thotë se Kosova po shfrytëzon rrethana e lehtësime të ndryshme në mënyrë që të sigurojë importe të produkteve faramceutike.
“Normalisht importin e produkteve e bëjnë qarkulluesit farmaceutikë, kompanitë e ndryshme. Është e natyrshme që në këtë kohë ka restrikcione, mirëpo po gjenden rrugë që të importohen edhe barna dhe ato të distribuohen për nevojat e sektorit shëndetësor”, tha Hoti.
Në Kosovë aktualisht janë duke funksionuar dy kompani prodhuese të produkteve dhe pajisjeve mjekësore, të cilat kanë ndërprerë tash për tash eksportin jashtë vendit, për shkak të kërkesave të shtuara në tregun e brendshëm.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se aktualisht nuk janë duke u bërë importe të produkteve medicinale.
“Nga Serbia, ka hyrje të mallrave, por kryesisht grurë dhe miell. Nuk ka import të mallrave medicinale”, tha Stavileci.
Më 20 mars, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Kryeministri tani në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se vendimi “u votua me 10 vota për dhe 2 abstenime për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”.
Kurse, më 1 prill, Qeveria tani në detyrë e Kosovës pritet të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit, në vend të tarifës 100%.
Tarifën 100 për qind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.
Që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë, çka edhe u pasua me kërkesat e vazhdueshme të Uashingtonit e Brukselit për heqjen e kësaj mase.
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...