Isa Mustafa i përgjigjet Francës e Gjermanisë: “Nuk arritëm ta shpëtojmë koalicionin”
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 25 March 2020
Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë i shkruan LDK-së duke i thënë që të mos rrëzojnë Qeverinë Kurti.
Por, pavarësisht këtyre, seanca do të mbahet, shruan gazeta inFokus.
E lideri i LDK-së, i ka kthyer përgjigje këtyre dy vendeve.
Isa Mustafa po thotë që bashkëpunimi me këto vende është me rëndësi themelore për LDK-në e Kosovë, por që partia e tij nuk ka faj, por Albin Kurti.
“ashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi thenelore për LDK-në dhe për Kosovën. Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmëb brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë.
LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme.
Jemi të vetëdijshëm edhe për këtë situatë të Coronavirusit, por këtë e ka zgjedhur dhe e ka shkaktuar z. Kurti dhe jo LDK-ja në asnjë rast dhe me asnjë veprim.
Ministrat tanë do të bëjnë punën për aq sa u krijon hapësirë z.Kurti që ta përballojmë luftën me këtë virus.
Mocioni është një instrument demokratik. Ai tani, sipas Kushtetutës është në të drejtën e deputetëve që e kanë nënshkruaj, jo vetëm e atyre të LDK-së.
LDK siguron se mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me vendet e BE-së, si anëtare e familjes së PPE, për proceset e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, dialogut si dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe forëcimin e shtetit ligjor”, tha Mustafa./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...
-
Mblidhen zëvendësministrat në Strasburg, s’dihet nëse Kosova është agjendë
Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve an...
-
23 vjeçari nuk respektoi masën mbrojtëse, Policia në Ferizaj ia konfiskon veturën dhe e gjobitë me 500 euro
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meq...
-
Ramush Haradinaj kujton “Betejën e Çabratit”: Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të ...
-
Alarmon Shenoll Muharremi pasi rriqërat pickuan atë dhe fëmiun e tij
Opinionisti dhe studiuesi Shenoll Muharremi ka alarmuar opinionin pasi është ...
-
Gjendet edhe trupi i nënës Alma Arrazi në lumin Buna
Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. ...
-
Policia e Kosovës gjen dy kamera të cilat i kishin vendosur kotrabanduesit në rrugët malore
Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pa...
-
Kosova pa institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregull...
-
Molotov dhe vezë para Bashkisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Veliajt
Është përshkallëzuar protesta para Bashkisë së Tiranës gjatë ditës së sotme. ...
-
Një ekip i FSK-së po trajnohen me ushtrinë britanike në Belize, ministri Maqedonci publikon fotografi
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar një fotografi të një ekipi...
-
Deklarata e përbashkët kino-franceze mbi situatën e Lindjes së Mesme
Me ftesën e presidentit të Republikës Franceze Emmanuel Macron, presidenti i ...