Bekim Jashari: Duhet të punojmë bashkërisht përtej dallimeve ideologjike, politike e konceptuale
Autori: Gazeta inFokus
19:30 | 07 Mars 2020
Në manifestimin e “Natës së Zjarreve”, kryetari i Komunës së Skenderajt dhe nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bekim Jashari ka theksuar se sot kujtojmë e nderojmë të gjithë ushtarët, dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.
Në përmbyllje të aktiviteteve të 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jashari tha se kujtojmë e nderojmë luftën heroike të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, “ku për 3 ditë radhazi baba Shaban, Komandanti Legjendar Adem Jashari, Babushi Hamëza, dhe e gjitha familja Jashari, djemtë e vajzat me vendosmëri e të pa mposhtur luftuan kundër okupatorit serb”.
Fjalimi i plotë i Jasharit:
Të dashur familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale,
Të dashur bashkëkombas nga të g jitha trevat shqiptare që sot keni ardhur të nderoni jetën dhe veprën heroike të familjes Jashari.
E dashur familja ime Jashari!
Sot në 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë e nderojmë luftën heroike të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998, ku për 3 ditë radhazi baba Shaban, Komandanti Legjendar Adem Jashari, Babushi Hamëza, dhe e gjitha familja Jashari, djemtë e vajzat me vendosmëri e të pa mposhtur luftuan kundër okupatorit serb.
Sot kujtojmë e nderojmë të gjithë ushtarët, dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Janë ata që shkruajtën historinë e përjetshme, është vepra dhe heroizmi i tyre unik ai që vulosi të ardhmen e Kosovës. Populli ynë i përvuajtur, i robëruar me shekuj e i etur për liri bëri rezistencë të pa shembullt, luftë të pastër në mbrojte të tokës sonë dardane, popullit tonë demokratik e liridashës. Sot, në përfundim të Epop esë së UÇK-së, me lejoni që të falënderoj të gjithë ata që me krenari vizituan e nderuan heroizmin e familjes Jashari, të gjitha ata që edhe sot ne këtë ditë me shi nuk ndalën respektin dhe nderimin për të rënët e Lirisë.
Numri i madh i vizitorëve nga të gjitha vendet ku frymon gjuha shqipe është dëshmi e fortë që populli ynë nuk e harron historinë tonë të lavdishme, nuk harron ata që dhanë jetën dhe derdhen gjakun për lirinë dhe shtetin që sot po e gëzojmë. Kjo histori duhet të përcillet me krenari brez pas brezi, gjenerate pas gjenerate. Po ashtu dua të falenderoj artistët e këngëtarët që si në kohët më të veshtira, ashtu edhe sot po i këndojnë luftës e heroizmit të heronjve e dëshmorëve tonë. Sot patriotizëm është besimi në vlerat institucionale e demokratike, kujdesi për shtetin, ruajtjen e vlerave tona tradicionale e historinë tonë të lavdishme.
Tani duhet të punojmë bashkërisht, përtej dalli meve tona ideologjike, politike e konceptuale në zhvillimin e vendit, fuqizimin e rendit e ligjit, arsimit, shëndetësisë e rinisë, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe ndaljen e migrimit të të rinjve jashtë vendit. Të rënët në altarin e pavdekësisë, sollën Lirinë e Pavarësinë.
Ne, jetësojmë amanetin e tyre, duke zhvilluar shtetin!
Lavdi heronjve, dëshmorëve, e martirëve të Lirisë! Faleminderit!

T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...

































