Qalaj: Dyshohet se Valdete Bllaca pasi kishte vrarë familjarët, ka dalë në një nga lokalet në Gjilan
Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 19 February 2020
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ndjen keqardhje për rastin tragjik që ka ndodhur dje në Gjilan e ku është e përfshirë edhe një zyrtare policore.
“Fatkeqësisht dje e kemi pas një rast shumë të rëndë dhe të ndjeshëm. Në Gjilan dje është shuar një familje – pesë anëtarë të një familje që nuk jetojnë më. Në mesin e këtyre pesë anëtarëve të një familje është një police e Policisë së Kosovës e cila ka punuar së fundmi në Stacionin Policor në Gjilan dhe e cila e dimë sigurt që ka bërë vetëvrasje dje rreth orës 12:40 gjatë ditës”.
Qalaj në Klan Kosova ka folur për pistat e mundshme që tregojnë se si ka ndodhur ky rast tragjik – vrasje e katërfishtë dhe vrasje.
“Drejtoria e Krimeve të Rënda është duke e hetuar rastin nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan. Mund të them që njëra nga të dyshuarat apo e dyshuara kryesore është zyrtarja policore, mirëpo duhet të presim të gjitha ekzaminimet që i bën Njësiti i Forenzikës në vendin e ngjarjes dhe hetimet nga Drejtoria e Krimeve të Rënda.Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, janë marrë të gjitha evidencat që duhet të merren. Duhet që elementet që janë marrë nga vendi i ngjarjes dhe rezultatet që dalin nga obduksioni i Mjekësisë Ligjore të na përputhen në mënyrë që të bëjmë një konstatim.Atë që mund të them lirisht është se dyshimet tona janë që të katër anëtarët e familjes dyshohet që janë vrarë në orët e hershme të mëngjesit, derisa zyrtarja policore ka bërë vetëvrasje gjatë pjesës së parë të ditës”, tha Qalaj.
Ai theksoi se ka dëshmi që Bllaca ishte në shoqëri të familjarëve të saj në një nga lokalet në Gjilan.
“Pastaj është kthyer në shtëpi e shoqëruar nga disa familjarë – tezja dhe djali i tezes. Për një moment është larguar nga familjarët, është futur brenda në shtëpi dhe familjarët kanë dëgjuar dy shkrepje të armëve.Në atë moment, ata e kanë thirrë policinë. Reagimi i Policisë ka qenë shumë i shpejtë dhe është konstatuar se zyrtarja policore ka bërë vetëvrasje dhe në atë shtëpi kanë qenë edhe katër trupa të anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani”, shtoi ai.
Të tjera
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...