Dikur ishte yll i Superligës, sot punon si taksistë
Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 18 February 2020
Vite më parë konsiderohej njëri ndër supertalentet e futbollit kosovar. Në vitin 2003 me vetëm 16 pranvera debutoi për ekipin më të madh në Kosovë – Prishtinën, që asokohe drejtohej nga Ajet Shosholli. Sigurisht se loja e tij në mesfushë ra në sy edhe të Përfaqësueses së Kosovës U17, e cila ia rezervoi një vend. Në vitin 2004 fitoi çmimin “Shpresa e Vitit” nga Federata e Futbollit e Kosovës, derisa mori pjesë tri herë në turnetë e “Montheyt” në Zvicër me Prishtinën, si dhe “Dana Cup” (Danimarkë) me Përfaqësuesen e Kosovës.
Nëse mendoni se është plakur gaboheni, pasi sot është vetëm 27-vjeçar, por që jeta e tij mori një kahe tjetër. Fjala është për Labinot Halitin. “Si fëmijë, jo tani në këtë moshë 31-vjeçare, kam ëndërruar të luaj në ndonjë kampionat të fortë në Evropë, por sot më duhet të punoj si taksist. Të them të vërtetën, as në ëndërr nuk e kam parë këtë punë, por realiteti është diçka tjetër. Nuk pata zgjidhje tjetër”, ka thënë në një rrëfim për gazetën “Zëri” Labinot Haliti.
Përveç Prishtinës, ai ka luajtur edhe për Hysin (klub që tashmë është shuar), për Fushë Kosovën dhe për Gjilanin. “Me Prishtinën i kam kujtimet më të mira, pasi këtu e kam kaluar kohën më të mirë. Ka qenë përvojë e jashtëzakonshme, të cilën nuk do ta harroj kurrë”, deklaroi ndër të tjera Labinot Haliti.
Më shumë fiton si taksist sesa si futbollist
Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar ndër të tjera deklaron se më shumë po fiton si taksist sesa ka fituar si futbollist në kohën kur ka luajtur futboll. “Të them të drejtën më shumë jam duke fituar si taksist sesa si futbollist. Jeta ndonjëherë di të dërgojë në rrugë të ndryshme”, pohoi Haliti.
Ai ndër të tjera zbulon se si taksist ka shumë klientë të tij, që tashmë merrem me futboll. “Kam shumë shokë, madje edhe klientë. Ka edhe njerëz të zakonshëm, të cilët kur futen në taksi më njohin dhe më pyesin se nga këtu”, potencoi Labinot Haliti.
Dëshpërimi me futbollin kosovar
Ai mbetet tejet i dëshpëruar me realitetin e futbollit në Kosovë. Thotë se nuk ka kushte për t’u zhvilluar si futbollist. “Futbolli ka qenë dhe mbetet pasioni im. E dua atë lojë, më së miri ndihem duke luajtur futboll. Kam punuar dhe jam munduar shumë, mirëpo në vendin tonë është vështirë të arrish diçka, thjesht nuk mbijeton nga futbolli. Vite më parë kam qenë kandidat edhe për Kombëtaren e Shqipërisë U21, ku FSHF-ja i kërkoi dokumentacionin tim, por që një gjë e tillë mbeti në harresë. Më mirë për këtë punë është të pyetet Federata e Kosovës”, shtoi ai.
Sa i përket futbollit në Kosovë, lojtari i njohur si “Presheva”, i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm. Tre tituj kampioni me Prishtinën, Kupën e Kosovës, si dhe trofeun e Superkupës. “Titujt më kanë sjellë kënaqësi, por sot nuk kanë shumë rëndësi për mua”, vlerësoi Haliti.
A do të rikthehet?
Ëndrra e Labinot Halitit tashmë është shuar. Ëndrra e tij ishte që të bënte karrierë në Evropë. “Realisht nuk po mundem pa futboll. Ndoshta një ditë do të kthehem, por jo si futbollist. Por ëndrra e fëmijërisë për të bërë karrierë në ndonjë ligë të fortë evropiane tashmë është shuar”, përfundoi Labinot Haliti.
Të tjera
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...
-
Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut
Në Maqedoni të Veriut është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet presidenc...
-
Në kryeqytetin gjerman pritet emërtimi i një rrugë me emrin e Presidentit Rugova
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar Florian Hauer, ...
-
Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Q...
-
Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Geor...
-
Xi në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ...
-
Këto janë vendimet që ka marrë Qeveria në mbledhjen e 203-të
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën...
-
Detaje nga tenderi 38 milionësh, shkak i të cilit u intervistua si i dyshuar zëvendësministri Hysen Durmishi
Hedhja e firmës në një tender në vlerë rreth 38 milionë euro, është bërë shka...
-
“Peshkirin do ta dorëzojnë në ring nga goditjet e forta”, Ali Ahmeti flet për koalicionin që po e mbështetë Kurti
Procesi zgjedhor për zgjedhjet e dyfishta, ato presidenciale dhe parlamentare...
-
MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë ...
-
Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën Prizren – Tetovë, tenderi i së cilës po shoqërohet me plot dallavere
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcel...