Sport

Përfundon ndeshja në ‘San Siro’, Ronaldo shpëtimtar i Juventusit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 13 February 2020

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Milano dhe Juventusit, e zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Në duelin e zhvilluar në ‘San Siro’, Juventusin nga humbja e ka shpëtuar një gol i realizuar nga Ronaldo në fund të takimit.

-Advertisement-

Portugezi e nxjerri një penallti në minutën e 88’ dhe pas dy minutave penalltinë e fituar e shndërroi në gol.

Golin për ‘Rosonerët’ e shënoi Andre Rebic në minutën e 61’.

Milani luajti me një lojtar me pak në fushë që nga minuta e 71’, pasi Theo Hernandez u ndëshkua më kartonin e dytë të verdhë.

Ndeshja kthyese zhvillohet me 4 mars në ‘Allianz Stadium’ në Torino./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera