Nisë kolapsi në Vala, qytetarët ankohen për shërbime
Autori: Gazeta inFokus
14:33 | 29 January 2020
Vetëm një ditë pas paralajmërimit të zyrtarëve të lartë të Telekomit të Kosovës së ndërmarrja rrezikon seriozisht të kolapsoi teknikisht 100 për qind kanë filluar telashet me shërbimet telefonike.
Qytetarët po ankohen se nuk mund të realizojnë thirrje e as të pranojnë në disa raste.
“A po keni probleme me Valën sot? A mundet me na tregu ndokush çka po ndodh me këtë operator?!”, shkruan Leonora Aliu, në llogarinë e saj në facebook duke kërkuar sqarime për mungesën e shërbimeve telefonike.
Kjo është vetëm njëra nga dhjetëra ankesat e qytetarëve që kanë adresuar këtë shqetësim në gazetën inFokus dhe në rrjetin social facebook.
Një ditë më parë, gazeta inFokus raportoi ekskluzivisht për telashet që përballet ky operatorë dhe rrezikun që i kanoset Telekomit nga falimentimi për shkak të gjendjes së rëndë financiare.
Të martën, Bordi Drejtues i Telekomit, i ka kërkuar 5 milionë euro nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj për ta shpëtuar këtë ndërmarrje nga falimentimi.
Në letrën të cilën e ka siguruar gazeta inFokus, thuhet se këto para duhen si masë emergjente e detyrueshme për të siguruar funksionimin normal. Në të kundërtën, ndërmarrja e udhëhequr nga drejtori menaxhues, Bedri Istrefi, rrezikon 100 për qind të kolapsoi teknikisht.
“Telekomi i Kosovës si Ndërmarrje Publike Qendrore, me aksionar të vetëm Qeverinë e Republikës së Kosovës, u drejtohet përmes kësaj kërkesë për rritjen e kapitalit të kompanisë në shumë prej jo më pak se 5 milion euro, si masë emergjente e detyrueshme për të siguruar funksionimin normal dhe pa rrezikun e falimentimit të TK”, thuhet në letrën të cilën e ka siguruar Gazeta inFokus.
Në këtë letër thuhet se Telekomi i Kosovës është duke kaluar në gjendje të rëndë financiar dhe rrezikon të hyjë në një situatë ku situata nuk është e menaxhueshme pasojat janë të pa imagjinuara.
Si pasoj e situatës së krijuar në Telekom janë grumbulluar kërkesa të kontraktorëve të pa paguara dhe si pasojë Telekomi është duke operuar pa mirëmbajtje të platformave teknike dhe rrezikon të kolapsoi teknikisht.
“Gjendja e sistemeve teknike ( Rrjeti Qendror, Centralat, Radiot core netëork) janë siç është më se keqi pa mirëmbajtje dhe shumica prej këtyre pajisjeve janë edhe në “end of life”. Për të u rënduar ende kjo gjendje, Telekomi i Kosovës është duke operuar edhe pa mirëmbajtje të platformave duke rrezikuar kolapsin 100% teknik dhe funksional në ofrimi të shërbimit. Si pasojë e kësaj gjendje teknike dhe kualitet janë jo të kënaqshëm të ofrimit të shërbimeve, edhe është duke u dëmtuat imazhi i kompanisë e di për pasojë kemi edhe rënie të të hyrave ( mos realizmi të Biznes Planit)”, thuhet në letrën të cilën e posedon gazeta inFokus.
Në këtë situatë të cilën është kompania, zyrtarët e Telekomit i bëjnë me dije Haradinajt se është alarmi i fundit që e bënë të natyrës emergjente dhe jetësore ofrimin e mbështetjes financiare për rimëkëmbjen e TK-së. /Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë edhe për Strategjinë Shtetërore për Specialen
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
“Ditët e Nëntorit” rikthehet në Gjakovë: katër netë me muzikë e traditë nga Gjakova, Berati, Ulqini dhe Korça
Gjakova do të mirëpresë edicionin e tretë të festivalit “Ditët e Nëntorit”, i...
-
Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se arsyeja kryesore e humbjes...
-
Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan
Tre zyrtarë policorë janë lënduar të mërkurën në Gjilan, pas ndërhyrjes për t...
-
Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjith...
-
Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn...
-
IKD: Raporti i KE-së evidenton mungesë progresi në sundimin e ligjit dhe dështim të reformave
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Raporti i Komisionit E...
-
Platforma “Liria ka Emër” të enjten mban konferencë për media
Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të mbajë të enjten konferencë për media...
-
Pas humbjes së zgjedhjeve, vjen largimi i parë nga radhët e Republikanëve në SHBA
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, ka njoftuar se nuk ...
-
Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës...
-
Pas uniformave e kapelave, nuk arrijnë ta sigurojnë as të gjithë sallën – Kadetëve u kërkohet të marrin vetëm nga dy familjarë në diplomim
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Koso...
-
BE: Situata në veri, e brishtë – retorika vazhdon ta pengojë normalizimin Kosovë – Serbi
Kosova dhe Serbia kanë bërë pak përparim në dialogun për normalizimin e marrë...



































