Ndikimi i ilaçeve të gripit në shëndetin e zemrës, ja çfarë duhet të bëni
Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 28 January 2020
Kjo peridhë përbën pikun e stinës së gripit dhe të ftohurës. Në shenjat e para të shfaqjes së këtyre sëmundjeve, njeriu ka tendencën të vrapojë drejt farmacisë dhe të furnizohet me medikamente të ndryshme kundër gripit dhe të ftohurës. Megjithatë, mjekët paralajmëron se këto barna kanë efekte në zemër.
Për shembull, barna si ibuprofeni ose ato që kanë një rol zhbllokues të rrugëve të frymëmarrjes që përmbajnë substanca si pseudoephedrine and phenylephrine, janë të dëmshme për zemrën. Sipas ekspertëve, njerëzit që nuk e kanë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut apo shëndetin e zemrës nuk duhet të marrin këto barna me efekt zhbllokues.
Rreziku Në Rritje i Sëmundjeve të Zemrës
Të dyja llojet e barnave të përmendura më lart rrisin tensionin e gjakut. Barnat me rol zhbllokues ngushtojnë enët e gjakut në hundë dhe zbusin inflamacionin. Megjithatë, ngushtimi i enëve të gjakut është gjëja e fundit që i duhet një personi që vuan nga tensioni i lartë i gjakut apo sëmundjet e zemrës.
Parandalimi, Hapi Më i Rëndësishëm
Një studim thotë se njerëzit që e teprojnë me këto barna janë trefish të rrezikuar nga një atak në zemër. Ky rrezik është ndjeshëm më i lartë brenda javës nga konsumi i këtyre barnave thonë ekspertët. Sipas tyre, çdo barnë kundër gripit, të ftohurës apo dhimbjeve duhet përdorur me shumë kujdes. Nëse vëreni që këto barna ju rrisin tensionin apo rrahjet e zemrës është konsultohuni menjëherë me një mjek.
Masat Që Duhet Të Merrni Kundër Sëmundjeve
Vitamina C
Studimet thonë se mungesa e vitaminës C, e plogështon sistemin imunitar. Mjekët rekomandojnë të merrni 1,000 mg vitaminë C në ditë. Këtë sasi mund ta merrni nëpërmjet agrumeve ose suplementëve. Nëse jeni prekur tashmë nga gripi, atëherë synoni të merrni deri në 4,000 mg vitaminë C.
Uji
Kur jeni sëmurë duhet të siguroheni që trupi është i hidratuar mjaftueshëm.
Uji ndihmon në nxjerrjen e viruseve nga sistemi. Bashkë me ujin nuk duhet të mungojë limoni, mjalti dhe kanella që ndihmojnë në largimin e sekrecioneve.
Vitamina D
Studimet kanë treguar se mungesa e vitaminës D tejzgjat simptomat e infeksioneve të gripit. Trupi e merr vitaminën natyralisht nëpërmjet diellit. Por këtë vitaminë e gjeni edhe tek qumështi, veza, salmoni, qumështi i bajames dhe tek suplementët.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndihmon në qetësimin e fytit të acaruar. Uthullën mund ta pini në doza të vogla me lugë kafeje ose ta tresni në ujë.
Hudhra
Hudhra forcon sistemin imunitar dhe përshpejton shërimin nga gripi dhe virozat. Mjekët rekomandojnë që ta konsumoni hudhrën çdo ditë.
Probiotikët
Probiotikët rikthejnë ekuilibrat e baktereve të mira në stomak. Këto të fundit jo vetëm që forcojnë sistemin imunitar por edhe parandalojnë infeksionet. Probiotikët i gjeni tek kosi ose nëpërmjet suplementëve.
Të tjera
-
​Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...