Infektologët kërkojnë shtim të kujdesit karshi Coronavirusit
Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 27 January 2020
Mbi 80 ka shkuar numri i personave të vdekur në Kinë nga Coronavirusi, dhe mbi dy mijë të tjerë janë infektuar deri më tash nga ky virus. Të prekur nga virusi janë konfirmuar edhe dy raste në Francë, derisa po dyshohet për një rast edhe në Austri dhe Zvicër.
Po ashtu raste të prekura me këtë infeksion ka edhe në Amerikë dhe Kanada, prandaj të gjitha shtetet janë mobilizuar për të kontrolluar këtë virus. Masa mbrojtëse tashmë ka nisur të ndërmerr edhe Kosova.
Gjatë ditës së sotme në Institutin Kombëtar Shëndetësor Publik, është mbledhur Komitetit për Sëmundje Ngjitëse, ku u diskutua për pneumoninë virale me coronavirus.
Përmes një komunikate nga IKSHP, kanë bërë të ditur se ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht, me coronavirus. Por theksohet se është e nevojshme të aktivizohen të gjithë mekanizmat shtetëror e institucional, në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë.
Në komunikatë thuhej se instituti është i gatshëm, për menaxhimin e të gjitha rasteve dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit, është vendosur edhe një ekipi mjekësor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili ka detyrë të raportojë në rast se shfaqen persona të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.
Përkundër që në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur me këtë virus, infektologu Valbon Krasniqi thërret për shtim të kujdesit karshi këtij virusi i cili siç thotë ai vështirë mund të parandalohet.
Sipas tij, Klinika Infektive ka kapacitet për të trajtuar çdo rast që mund të paraqitet.
“Edhe infeksionet me Coronavirus sikurse të gjitha infeksionet tjera që përcillen përmes rrugëve ajrogjene, pra përmes ajrit janë sëmundje që vështirë parandalohen dhe vështirë edhe parashikohen dhe asnjëherë nuk mund të themi se kur mund të shpërthej epidemia në shkallë vendi apo në shkallë botërore. Fatmirësisht deri tani në Kosovë, të paktën në Klinikën Infektive nuk kemi pasur rast të dyshuar me shenja për këtë virus. Ndërkohë që Klinika Infektive disponon me kapacitete, infrastrukturën ,shtretërit dhe kapacitetet njerëzore për t’u trajtuar çdo rast që mund të paraqitet”, u shpreh Krasniqi.
Derisa apel për kujdes, Krasniqi këshillon që për çdo simptomë qytetarët të paraqitet tek mjeku.
“Si klinicist kisha bërë apel që sidomos të sëmurët që janë me sëmundje kronike ata që vuajnë nga mushkëritë, nga zemra, të sëmurët që janë me kimioterapi për shkak të sëmundjeve malinje, pra ata me kancer fëmijët e vegjël, grat shtatzëna, lehonat të kenë kujdes të shtuar, të mos dalin pa nevojë kur ajri është shumë i ndotur, të shmangin kontaktet me persona që veç kanë simptoma të gripit. Ndërkaq kushdo që ka ndonjë shenj dhe dyshon se është i sëmurë nga gripi të paraqitet tek mjeku familjar”, theksoi ai.
Masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus sipas Institutit Kombëtar Publik të Kosovës është shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes, larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre, shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes, hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
Të tjera
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...
-
Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares p...
-
AAK po rritet në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rr...
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...