Ndahet nga jeta spikerja e parë e Radio Televizionit Shqiptar
Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 12 January 2020
Stoli Beli, spikerja e parë e lajmeve ka humbur jetën në moshën 91-vjeçare.
Kanë kaluar gjashtë dekada, që nga 29 prilli i vitit 1960, kur Stoli Beli nga studio e parë Televizive Shqiptare, do të artikulonte fjalët:
“Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar`”.
Beli është një prej imazheve të vetme të asaj kohe që ndiqej nga shqiptarët në mungesë të shumë programacioneve që kemi sot, e nisi karrierën e saj në gazetari duke raportuar gjithmonë live.
Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri.
Të gjithë miqtë dhe familjarët e saj janë mërzitur për ndarjen nga jeta të Stolit.
Për televizionin dje dhe sot ajo do të shprehej kështu:
“Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë”.
Një nga pengjet e spikeres që lexonte më shumë libra e shihte pak tv kohëve të fundit pasi sipas saj, në to ka shumë politikë, është mungesa e titullit “Mjeshtre e Madhe e Punës”.
E kanë marrë shumë vete, këngëtarë, artistë, futbollistë, po unë që hodha themelet, që dhashë lajmin e parë në televizionin e parë shqiptar, me 31 vite karrierë, nuk më takon ky titull?, do të shprehej ylli që u shua, por asnjëherë në kujtesë, spikerja e parë e ekranit shqiptar, e Radio Televizionit Shqiptar, Stoli Beli.
Të tjera
-
Miratohet projekt-ligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektl...
-
Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të...
-
Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit. ...
-
ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurth...
-
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Minis...
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...