Rozë

Dalin përgjimet, ja këngëtarja VIP në rrjetin e prostitucionit të Zogut të Tiranës

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 10 January 2020

Rrethi i personave të përfshirë në përgjimet e dosjes së Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”, sa vjen e shtohet.

Pak ditë më parë në përgjigmet e publikuara në media “Zogu i Tiranës”, kishte komunikuar me një këngëtare, e cila siç duket ka qenë pjesë e grupit të tij, ku shfrytëzonte vajza dhe djemë për prositucion. Sipas përgjimeve Nikaj ka folur me policë, modele dhe këngëtare, ku “Zogu” gjen klientë dhe iu lë atyre takime.

Në një raport vëzhgimi të datës 1 korrik, të botuar më herët nga gazetari Elton Qyno, Nikaj takon dy vajza. Ndërkohë që Balkanweb, shkruan sot, se njëra prej tyre është tejet e njohur. Bëhet fjalë për Elda Shabanin, e njohur si Madona shqiptare, me të cilën shkojnë në një bar, bashkë me një 35-vjeçar.

-Advertisement-

Pjesë nga raporti i prokurorisë:

Vezhgimi i dates 01.07.2019 ka konstatuar ne oren 20.00 shtetasin Hermes Nikaj bashke me dy femra te moshes rreth 35 vjece duke hyre ne ambjentet e nje bari ne Unazen e Re ne qytetin e Tiranes. Njera prej femrave ishte gjate rreth 165cm, me floke te zeza dhe trup i mbushur, ndersa vajza tjeter me floke ngjyre bjonde, e gjate rreth 160cm e cila njihet me emrin Elda Shabani ose (Madona shqiptare). Ne oren 21.10 shtetasi Hermes Nikaj bashke me dy femrat qe e shoqeronin, dalin nga ambjentet e barit dhe hipin ne nje mjet tip Skoda ngjyre gri me targe AA526SY qe po i priste ne ane te rruges.

Drejtuesi i mjeti ishte nje burre rreth 35 vjec, ku pasi hipen ne mjet, vazhduan levizjen drejt pallatit me shigjeta, rruga e “Kavajes” dhe sapo kaluan kryqezirnin e “21 Dhjetorit”, mjeti tip Skoda ndaloi perballe Komisariatit te Policise nr 2, dhe zbret nga mjeti personi nen hetim Hermes Nikaj bashke me vajzen e njohur si Elda Shabani. Mjeti Skoda vazhdoi levizjen bashke me vajzen me floke te zeza ne drejtim te Zogut te Zi, ndersa shtetasit Hermes Nikaj dhe Elda Shabani u futen ne ambjentet e nje bari te “21 Djetori”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera