Për 10 muaj 10 milionë euro fitim të pastër
Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 09 December 2019
Dhjetë milionë euro fitim të pastër për vetëm dhjetë muajtë e këtij viti kanë arritur institucionet mikrofinanciare (IMF) në Kosovë falë kamatave astronomike që po i aplikojnë ndaj klientëve, raporton portali “Front Online”.
Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ku bëhet e ditur se në vend operojnë 23 institucione mikrofinanciare, të cilat kanë aprovuar 217 milionë euro kredi, përmes së cilave kanë arritur të hyra prej rreth 49 milionë euro, ndërsa fitimet e pastra të tyre kanë shkuar në 9.9 milionë euro.
Këto njëherit janë fitimet më të larta të institucioneve mikrofinanciare deri më tani dhe gjithë këto fitime janë arritur falë të normave të larta të interesit në kredi.
Pikërisht për shkak të normave shumë të larta të interesit në kredi, BQK-ja të premten e kaluar ka mbyllur dy institucione mikrofinanciare, Monego dhe Iute Credit, për të cilat është thënë se kanë aplikuar kamata deri në 1000 për qind për konsumatorët.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...