Lajme

Ndërtohet nga izraelitët sistemi që parashikon tërmetet

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 03 December 2019

Një sistem i cili parashikon tërmetet do të testohet në Universitetin Politeknik të Bukureshtit në Rumani.

Sistem ky i cili mund të parashikojë tërmetet të paktën 4 orë para se ato të ndodhin, shkruan gazeta inFokus.

Sipas “Mediafax” sistemi do të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe epiqendrën e përafërt të tërmetit dhe do të testohet në rajonin e Vrançës.

-Advertisement-

Ky sistem është i ndërtuar nga kompania izraelite “Lonoterra” por është ende në fazën konceptuale.

Në testimet që ju bënë në Turqi dhe në Greqi kishte një përqindje të lartë suksesi.

Kurse tani do të testohet në njërën prej zonave sizmike më aktive në Europë, në Vrançë.

Kompania izraelite “Lonoterra”, e cila ndërtoi sistemin dhe e prezantoi atë zyrtarisht në Rumani ditën e premte, pretendon se paralajmërimet për tërmet mund të lëshohen 8 orë para se ai të ndodhë. Testet paraprake u zhvilluan në Greqinë lindore dhe Turiqnë perëndimore, duke përdorur një sistem minimal parashikimi, dhe me një nivel suksesi prej 90%./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera