Në Prizeren po vijnë persona edhe nga vendet që s’janë prekur nga tërmeti
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 28 November 2019
Rreth 100 persona kanë mbërritur në Prizren, në kampin e ish-KFOR-it gjerman. Në vendin e ngjarjes po qëndron edhe kryetari Mytaher Haskuka.
Sipas tij, janë duke u evidentuar të gjithë, pasi sipas informatave nga policia, ka edhe persona që vijnë nga zonat që nuk janë të prekura nga tërmeti.
Evidentimi dhe verifikimi, sipas Haskukës, po bëhet për të shmangur keqpërdorimet e mundshme.Mësohet gjithashtu se në këtë kamp që kanë mbërritur persona nga Shqipëria për t’u strehuar, shumica vijnë nga komuniteti pakicë.
Një numër i konsiderueshëm i këtyre personave, fillimisht u vendos në Hotelin “Grand” në Prishtinë. Grupi Koha ka qëndruar aty derisa ata janë dërguar me autobusë për në Prizren. Është mësuar se asnjë familje nuk ka shkuar t’i marrë ndonëse qëndruan gjatë aty, dhe kështu të gjithë janë dërguar në ish-kampin e KFOR-it gjerman në Prizren.
Për ndryshe, nga Kazerma e FSK-së në Prizren, pritet të nisen një sasi e konsideruar ndihmash të grumbulluara me thirrjen e Komunës së Prizrenit drejt zonave në nevojë.
Sipas kryetarit Haskuka ka mbi 1000 batanije, pako me ushqim të mjaftueshëm për një javë për një familje, raporton KTV.
Sipas Haskukës, në koordinim me ambasadën shqiptare do të shpërndahen në zonat ku ka më shumë nevojë.
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...