Nga shtatori janë ngritur çmimet e perimeve, ujit e rrymës
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 11 November 2019
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit mbetet i pandryshuar 0% në muajin tetor 2019, krahasuar me muajin shtator 2019, sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Përkundër mos ndryshimit në muajin tetor 2018 të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin shtator 2019, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.
Ngritje e çmimeve vërehet te këto nëngrupe: perime (0.6%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.8%)-(ngritje e çmimit të druve për ngrohje); blerje e automjeteve (2.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1.1%); pemë (-7.4%); shërbimet për transport (-2.4%) – (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.
Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2019 me muajin tetor 2018 ishte 2.2%. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (11.8%); mish (2.0%); qumësht, djathë dhe vezë (1.6%); vajra dhe yndyra (3.1%), etj.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-4.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-1.4%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (-3.3%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-3.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.
Të tjera
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...