Kamberi: Jam rritur me frymën kuqezi, Shqipëria ishte ëndërr, për ftesën e Kosovës s’dua të flas
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 11 November 2019
Florian Kamberi është debutimi më i ri në listën e Shqipërisë.
Pritshmëri të jashtëzakonshme ka mbi sulmuesin e Hibernianit, që premton shumë me aftësitë e tij.
Madje ka arritur në shumë raste që të zgjidh edhe ndeshje i vetëm në ekipin ku luan, duke dribluar mbrojtësit kundërshtar me lehtësi të madhe.
Pra, një tip sulmuesi që Shqipërisë së Rejës i ka munguar prej kohësh.
Ndërkohë Sport Ekspres ka intervistuar futbollistin për të marrë emocionet e para të ftesës.
Me shumë krenari për faktin se do të veshë fanellën e Shqipërisë, Kamberi ka kthyer edhe një përgjigje të shkurtër, megjithëse jo direkte, për polemikat e hapura nga Bajram Shala.
Sipas këtij të fundit që mban postin e menaxherit te Kosova, Kamberi nuk e përmendte kurrë Shqipërinë dhe i detyrohej një përgjigje për zgjedhjen e bërë.
Gjendesh në listën e Shqiperisë. Kontaktet kanë qenë edhe më herët apo jo?
Kam pasur kontakte që të luajë me Shqipërinë edhe më herët. Por nuk jam ngutur dhe kam pritur kohën e duhur dhe të jem i pjekur maksimalisht. Tani kjo kohë ka mbërritur.
Emocioni i parë dhe sa e pret debutimin?
Të them të drejtën, mezi po e pres të debutoj. Shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull dhe të mbyllen të gjitha dokumentet. Padyshim është një ëndërr, megjithëse unë kam lindur në Zvicër, por jam rritur si kuqezi.
Në Skoci është Eros Grezda si miku yt i ngushtë. Ju kemi parë shumë herë bashkë, të ka folur për Kombëtaren?
Eros Grezdën e kam shumë mik të mirë. Po sigurisht që në bisedat tona, gjithmonë kemi folur për Shqipërinë.
Si qendron e vërteta me menaxherin e Kosovës, Bajram Shala dhe polemikat e hapura?
Nuk dëshiroj shumë të flas për këtë çështje. Jam sot me Shqipërinë dhe jam shumë i lumtur. Menaxheri dhe familja ime janë marrë me këtë çështje. Unë vetë kam qenë i hapur për 3 Kombëtaret. Shqipëria më ka kontaktuar vazhdimisht dhe i kam besuar këtij projekti.
Shala u shpreh se i detyrohesh një përgjigje për t’i treguar vendimin përfundimtar. Ia dërgove mesazhin?
Nuk e di dhe nuk kam kohë që ta humb me të tjerët. E di që një menaxher e ka për detyrë që ta ndjekë dhe ta kontaktoj një lojtar. Kjo veprohet në gjithë Europën.
Sa e ndjen Kamberin me zemër këtë fanellë të Shqipërisë?
Kam lindur në Zvicër dhe familjen e kam shqiptare nga Kosova. Deri në vitet e fundit e kam vizituar çdo verë Kosovën. Jemi rritur në frymën shqiptare si kuqezi. Jemi edukuar se Shqipëria dhe Kosova bashkë me trevat e tjera janë Iliri. Kaq mjafton për mua.
Ndaj Francës luhet në “Arenën Kombëtare”. E ke parë me fotografi këtë stadium të ri?
Po mezi po pres që ta shoh nga afër. Shpresoj se do të luaj dhe jam i gatshëm për atë që më kërkon trajneri.
Të tjera
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...
-
“Rrustë Llapi” s’e v*au serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier
Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gje...
-
Biznesmeni i arratisur, Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania
Biznesemeni Dushko Knezheviq ka arritur në Mal të Zi dhe po shoqërohet në Gjy...
-
Abdixhiku: Ali Lajçi një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Kurti takon zëvendëspresidentin e MCC-së, gjatë ditës ceremonia e firmosjes së ujdisë
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e ...
-
Osmani bënë homazhe në nderim të martirëve e dëshmorëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, n...
-
Dëshmitari Abazi thotë se Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK, por nuk e ka takuar kurrë
Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve t...
-
Osmani për Ilaz Kodrën: Gardian i lirisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar në 25 vjetorin e rënies hero...
-
Gjermani: Shqiptari dyshohet se v*au serbin për një borxh prej 15 mijë eurosh
Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielen në Dusseldorf të Gjermanisë. Një burr...