Nëntori i Kthesës
Autori: Blerim Reka 09:42 | 08 November 2019
Pas maratonës numëruese të votave dhe raundeve negociuese të fituesve të tyre, ky nëntor duket të jetë i kthesës. Pas nëntoreve historike, ky do sjellë kthesën ne Qeverinë Kurti. Kjo qeveri: LVV- LDK, duhej të ndodhte dje dhe jo nesër, sepse jemi tepër të vonuar. Dy dekada pas lufte mjaftuan të kuptohet se çka nuk bën.
E para pas çlirimit dhe e dyta pas pavarësisë, nuk sollën sovranizimin e plotë. Kjo mbetet për dekadën e tretë, e cila do të jetë përcaktuese. Sepse 2019: nuk është as 2008; e as 1999. Në dekadën e parë pas çlirimit, Beogradi arriti ta bindë botën për “demokracinë” post-Milosheviqiane, kurse në të dytën, për transformimin e tij nga fajtori në “viktimë”. Derisa Kosova merrej me vetëveten, Serbia merrej me të tjerët. Madje pa ndryshuar esencialisht asgjë nga 1999: as Kushtetutën, as narrativin kolonijalist e as establishmentin qeverisës. Me Preambulën e njejtë, me ish ministrat e njejtë, e me pretendimet e njejta për ‘Kosovën Serbe’!
Derisa bota në vitin 1999, vendoste pa Serbinë, në vitin 2019, po vendos me Serbinë. Pas pavarësisë së Kosovës, Beogradi maksimalizoi doktrinën e tij: “edhe BE edhe Rusi”; e viteve të fundit: edhe Kinë e Turqi. Shantazhimi i perëndimit se do shkojë në lindje, gjatë shtatë viteve të dialogut të Brukselit, vetëm forcuan “pesëshen refuzuse” të pavarësisë së Kosovës. Sepse, negociatat normalizuese të dy shteteve, gati nuk përfunduan në negociata për statusin e njerit shtet! Kur shteti negociues pranoi të quhet me fusnotë, kurse BE-ja pranoi të ndëmjetësojë këto negociata, “pa paragjykuar statusin final” të njerit negociues, shtetet ndalën njohjet: nga 12, në vitin 2011 (kur filloi dialogu); në vetëm 1 njohje (në 2018, kur ai u ndalë); dhe 15 ç’njohje!
Serbisë i mjaftoi vetëm një dekadë (e dytë), bllokuese, kundër dekadës (së parë) fituese të Kosovës. Madje edhe pas humbjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vitin 2010 qartësoi se shpallja e pavarësisë, nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Gjykata e OKB-së, de jure ç’fuqizoi Rezolutën e po kësaj OKB-je (1244/99), të cilën de facto e kishte ç’fuqizuar realiteti. Mirëpo, “Dialogu i Brukselit”, vetëm i ndihmoi Serbisë që ta minimizoj GJND, kurse dekadën e tretë e çeli me dy projekte finale për zhbërjen e shtetit të Kosovës. I pari plani i Vuqiqit, që nëse nuk mund ta kthej tërë Kosovën, atëherë ta merr së paku çerekun e saj me idenë e tij për ndryshimin e kufijve. Por, pas pajtimit implicit të komisionerëve evropian në ikje, QUINTI dhe SHBA mbyllën planin e tij koform “3 JO-ve” (të vitit 1999): Jo kthim para 1999; jo ndryshime kufijsh; dhe jo status quo. Pra as ideja për kthimin serb të Kosovës, e as marrja e një pjese të saj, nuk kaloi në fund të vitit 2019.
Tash bashkësia ndërkombëtare po kërkon jo-në e tretë: mbylljen e amullisë: Prishtinë – Beograd. Kërkohet mbyllja e luftes se kontestit të fundit ballkanik me një paqe të pa-mbyllur. Por, Sebia nuk ndalet. Pas humbjes së Kosovës në luftë (NATO, 1999) dhe në paqe (GJND, 2010), si dhe pas mos-lejimit të përvetësimit të veriut të Kosovës, Beogradi me projektin e ri të “Unionit Ballkanik”, po tenton që së paku të ruaj hegjemoninë rajonale. Nëse nuk mund t’i kthej kufijtë e ish Jugosllavisë, atëherë ta kthej donimin serb në këta ish kufij. Tash,me Rusinë brenda Serbisë dhe Serbinë brenda Unionit Euro-Aziatik. Nëse fizikisht nuk mund ta ri-kthej Kosovën, atëherë së paku rajonalisht ta kontrollojë atë.
Qeverisë së re të Kosovës në dekadën e tretë i mbetet të merret me pasojat e qeverisjeve të dy dekadave të mëparshme: ta ç’kap shtetin përbrenda dhe ta ç‘getoizoj përjashtë. Prandaj, negociatat me Serbinë do të jenë krejt ndryshe nga ato të mëparshmet. Me një Kryeministër të pa- korruptuar e të pa-kriminalizuar, vështirë do mund të imponohen zgjedhjet e shantazhuara të dekadës së dytë. Beogradi edhe bota e din këtë fare mirë. Për fatin e Kosovës, nuk vendosin më dosjet e negociatorëve, por vetë negociatorët. Jo shpejtësia, por përmbajtja e negociatave. Kryeminstri i ri, me asnjë ditë në qeveri e me shumë ditë në burg, nuk ka çka humb.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...