Keni probleme me fytin dhe kollën? Provoni kurën me farat e ftoit
Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 08 November 2019
Ftoi ka vlera të shumta terapeutike. Pjesë të shumta të kësaj peme përdoren kundër disa sëmundjeve. Lëvorja e pemës rekomandohet për trajtimin e ulçerës.
Farat e ftoit kanë efekt më të lehtë, por njihen edhe si laksativ dhe luftojnë inflamacionin.
Nëse i vendosni në ujë, atëherë farat do të fryhen dhe do të formojnë një substancë ngjitëse që ka efekt qetësues dhe zbutës nëse e konsumoni. Masa që formohet nga hedhja e farave në ujë ndihmon në zgjidhjen e problemeve me frymëmarrjen.
Për më tepër, kjo substancë xhelatinoze aplikohet në lëkurë kundër djegieve dhe nxirjeve.
Shumë vende të botës, i përdorin farat për të trajtuar problemet me fytin apo kollën.
Farat hidhen në ujë dhe më pas lëngu pihet si shurup kundër kollës.
Ky shurup përdoret zakonisht për fëmijët, sepse nuk përmban alkool dhe është 100 përqind natyral. Hidhni një lugë gjelle me fara në 300 ml ujë të nxehtë. Mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë. Lëngun mund ta pini të ngrohtë ose në temperaturë ambienti. Lëngu është zakonisht i hidhur, ndaj ju këshillojmë të shtoni pak mjaltë.
Nëse pini tre deri në katër gota në ditë, kolla juaj do të ndalet. Ky lëng këshillohet më shumë se shurupët farmaceutikë, sepse është 100 përqind natyral. Nga ana tjetër, shurupi i ftonjve përdoret edhe kundër diaresë, sidomos për fëmijët. Ftoi në përgjithësi dhe lëngu i marrë prej tij përdoren me efikasitet për shpëlarjen e gojës ose gargarë kundër problemeve me mishrat e dhëmbëve, fytin dhe problemet me gojën.
Këtë shurup mund ta përgatisni në të njëjtën mënyrë siç përgatisni kompostot e kumbullës apo të mollës.Fruti i ftoit i bën mirë zemrës. Ftoi përmban fibrën e tretshme që njihet për aftësitë e saj në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrjedhimisht, ftoi mbron nga sëmundjet e zemrës, forcon arteriet dhe e bën zemrën më të fortë. Kaliumi që gjendet tek ftoi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
Përmbajtja e lartë e hekurit tek ftoi e bën këtë frut të shkëlqyeshëm për parandalimin e anemisë së bashku me një sërë problemesh të gjakut.Ftoi bën mirë për sistemin imunitar dhe ka vitaminë C me tepricë. AgroWeb.org ju tregon se kjo vitaminë e bën atë një mburojë fantastike për sistemin imunitar. Për më tepër ftoi ka edhe veti të mrekullueshme kundër plakjes. /AgroWeb
Të tjera
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...