Lifestyle

Vdes djali, babai shpenzoi me prostituta paratë e dhuruara për kurim

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 26 Tetor 2019

Një 2-vjeçar, që vuante nga një sëmundje shumë e rrallë, e humbi betejën kundër vdekjes më 17 tetor. Ai ishte diagnostikuar që 7 muajsh me një sëmundje të rrallë, atrofi muskulore.

Çifti kishte bërë thirrje që të ndihmoheshin për të mbledhur para pasi djalit i duheshin 90 mijë dollarë për një dozë ilaçi që ndalonte avancimin e atrofisë së muskujve të shpinës.

Qyteti i tyre, në Brazil, organizoi një maratonë dhe mblodhën rreth 250 mijë dollarë. Por pas kësaj babai e braktisi familjen dhe i tha gruas se po largohej për një lloj trajnimi.

-Advertisement-

Paratë e djalit mbaheshin në katër llogari të ndryshme, dhe babai kishte akses te dy prej tyre. Mamaja vuri re lëvizje të parave dhe nisi të ketë dyshime.

Policia nisi hetimin dhe e gjeti babain duke bërë jetë luksi në një hotel të shtrenjtë. Ishte i veshur me rroba stilistësh, orë të shtrenjta, dhe kishte shpenzuar 150 mijë dollarë nga paratë e djalit me drogë, alkool e prostituta. Babai u arrestua në korrik të këtij viti, ndërsa fëmija e humbi jetën më 17 tetor.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy