“Helicopter Money”, ideja e ‘çmendur’ e Bankave Qendrore
Autori: Gazeta inFokus
10:22 | 24 October 2019
Dhurimi i 200 eurove në muaj në llogarinë e çdo qytetari të Eurozonës. Kjo është një nga idetë që po ushqen debatin në rritje për adoptimin, në një të ardhme jo shumë të largët, të një politike te emërtuar “Helicopter Money (para helikopter)”.
Nuk bëhet fjalë për një teori konspirative. Ideja është rimarrë sëfundmi nga Ben Bernanke, ish guvernator i Federal Reserve që ka rikthyer konceptin e ideuar nga Milton Friedman, që konsiderohet edhe si babai i teorisë monetare dhe që ka marrë edhe çmimin Nobel për Ekonominë.
Ky i fundit në vitet ’60 shkruante në një provokim intelektual: “Të supozojmë se një ditë një helikopter do të fluturonte sipër këtij komuniteti dhe do të hidhte 1 mijë dollarë nga qielli. Sigurisht ato do të mblidheshin me shpejtësi nga qytetarët”.
Sipas Friedman, një lëvizje e tillë do të kishte “automatikisht” një impakt në inflacion, duke e rritur atë.
Rritja e inflacionit është një nga sfidat me të cilat po përballet Banka Qendore Europiane prej 10 vitesh. Synimi është arritja e një niveli 2 % të inflacionit por mesatarja e arritur është 1.2 %. Dhe perspektiva e 10 viteve të ardhshme për 19 vendet e zonës euro mbetet e njëjtë, pra inflacion 1.2 %.
Aspekti “kurioz” është që investitorët duket se tashmë nuk besojnë më në mundësinë që politikat e fundit zgjeruese të BQE-së janë në gjendje që të sjellin rritjen e çmimeve në nivelet e kërkuara.
Nuk përfundon këtu! Investitorët jo vetëm nuk besojnë te rritja e inflacionit por te e kundërta; te deflacioni. Arsyeja për të cilët BQE (por edhe bankat e tjera qendrore të mëdha) has vështirësi për të ringritur inflacionin i ka rrënjët edhe më të thella.
Gjithçka ka nisur në vitet ’80 kohë kur “gërshëra” e barazisë mes të pasurve dhe të varfërve ka nisur të zgjerohet.
Fillimisht ka nisur me ritme të ngadalta por pas rënies së Murit të Berlinit dhe globalizimit, ritmet janë përshpejtuar.
Raporti mes të ardhurave të disponueshme të 10 % më të pasur të popullsisë dhe 10 % më të varfër, është rritur me 7 herë nga 1980 dhe me 9 herë në 2015.
Përfitimet e rritjes ekonomike përfundojnë në xhepin e një fashe gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë, evidentohet në studimin “Income Inequality” (Pabarazia e të ardhurave).
Mes 1975 dhe 2012, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 47 % e të ardhurave të gjeneruara nga rritja ekonomike ka shkuar për të fryrë portofolet e vetëm 1 % më të pasurve të popullsisë; një fenomen veçanërisht i reflektuar edhe në Kanada, Australi dhe Britani të Madhe.
Si rrjedhojë, shtresa e mesme gjendet gjithnjë e më shumë nën presion.
Motivet e kësaj shpërndarje asimetrike të pasurisë janë shumë. Është mbi të gjitha impakti i globalizimit që ka revolucionarizuar plotësisht flukset tregtare por edhe inovacionin teknologjik, që po krijon profesione të reja me vlerë të shtuar shumë të lartë duke i bërë shumë të tjera të panevojshme, me pasoja të ndjeshme te pagat dhe punësimi.
Por shtimi i pabarazive ka kontribuar në krijimin e një tregu pune gjithnjë e më shumë të “financiarizuar” me përdorimin e gjerë të planeve të “stock options” (aksione që u jepen falas punonjësve, zakonisht manaxherëve të kompanive) dhe të bonuseve për drejtuesit, sëbashku me rënien e rregulloreve dhe të rolit të sindikatave. “Gërshëra” mes të pasurve dhe të varfërve është zgjeruar akoma më shumë pas krizës së vitit 2008 dhe tashmë po merr një impulsi të ri të fuqishëm nga politika monetare jo e zakonshme e bankave qendrore.
Ja pse në tentativën për të gjetur zgjidhje, debati për “Helicopter Money” po rritet. Për të është folur shumë sëfundmi nga ish guvernatori i Federal Reserve të Dallasit Richard Fischer, ish zëvëndës guvernatori i Bankës së Kanadasë Jean Boivin, ish presidenti i Bankës Qendrore Zvicerane Philipp Hildebrand etj., që kanë publikuar një propozim që synon përdorimin e një fondi emergjence fiskale të financuar nga banka qendrore.
Për të shkuar më tej, Moritz Kraemer, krye-ekonomisti i Acreditus, shoqëri konsulence me seli në Dubai, në një artikull në Financial Times ha hipotetizuar për një program të Bankës Qendrore Europiane 36 mujor që parashikon dhurimin e 200 eurove në muaj për çdo qytetar nëse niveli i inflacionit bie nën 1 % në vit. Shuma do të reduktohet gradualisht pasi të arrihet niveli 2 % i inflacionit. Një operacion kolosal që kushton 900 miliardë euro.
Por a do të funksiononte? A do të arrinte të rindizte inflacionin dhe rritjen ekonomike ky hap?
Ata që kundërshtojnë idenë japin disa argumente.
Fillimisht duhet të sqarojmë se “Helicopter Money” i përket politikës fiskale dhe jo asaj monetare sepse ndarja direkte e parasë në llogaritë bankare kërkon emisionin e bonove për riekuilibruar pasivitetin e Bankës Qendrore Europiane.
Por duke qenë se në Eurozonë nuk ekziston as imazhi i një superministri financash e as eurobonde, në vendimmarrje duhen përfshirë të gjithë ministrat e financave të 19 shteteve që aderojnë në zonën euro.
Pyetja e fundit është një e vetme: njerëzit do t’i shpenzonin paratë e “dhuruara” nga Banka Qendrore Europiane?
Mbi këtë nuk ka siguri sepse qytetarët mund të vendosin që t’i ruajnë paratë si pjesë të kursimeve, duke zbehur kështu operacionin.
Edhe në rast se paratë e dhëna do të shpenzoheshin në pjesën më të madhe të tyre, inflacioni do të rritej por vetëm për periudhën e “Helicopter Money”. Kur efektet stimuluese të “drogës” të përfundojnë, do të ktheheshim në pikën e nisjes. Është e vështirë pra që një ekonomi të mund të rritet pa investime në infrastrukturë, që të përmirësohet vetëm sepse njerëzit me paratë e BQE-së do të shkojnë (dhe nuk është e sigurtë) për të shpenzuar më shumë në kinema apo në piceri.
‘Shkopi magjik’ i ‘Helicopter Money’ do të rezultonte një armë e papërshtatshme sepse pritshmëritë e tregjeve mbi inflacionin do të ambientoheshin lehtësisht me klimën e parasë së shpejtë e të lehtë.
Ndaj, “Helicopter Money”, rrezikon të mos ketë efektin e shpresuar.
Por cila do të ishte zgjidhja e përshtatshme?
Sipas ekspertëve të ndryshëm që vënë në pikëpyetje këtë skemë, problemi duhet kërkuar në përmirësimin e bashkëpunimit dhe të koordinimit mes politkave monetare dhe atyre fiskale.
Marrë me shkurtime nga Ilsole24ore
Përshtati në shqip:SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...
































