Kryetari i Klinës e bënë nipin e tij menaxher, punëtorët hyjnë në grevë (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 21 October 2019
Shoqata Sindikale e KRM “Ambienti”, Njësia Operative në Klinë, janë futur në grevë dhe e kanë bllokuar tërë punën për shkak se menaxher është punësuar nipi i Kryetarit të Klinës.
Sipas komunikatës së dërguar në media, ky vendim është i papranueshëm për të gjithë punëtorët e kompanisë, pasi që procesi i përzgjedhjes së Idriz Beqirit, nip i Kryetarit të Klinës, Zenun Elezajt, ka qene i montuar dhe politik.
“Njoftojmë opinionin e gjere se kryesia e Shoqatës Sindikale e KRM ‘’AMBIENTI’’ Sh.A NJ.O në Klinë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datën 17.10.2019, e analizoi situatën e krijuar pas ardhjes në pune në pozitën Menaxher në Njësinë Operative në Klinë të kandidatit Idriz Beqiri”, thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Shoqata sindikale e punëtorëve të KRM ‘’AMBIENTI’’ Sh.A NJ.O në Klinë, shpreh shqetësimin e thelle dhe të pa pranueshëm në lidhje me këtë vendim, me ç ‘rast e njoftojmë opinionin publik se:
1. Ky vendim është i pa pranueshëm për të gjithë punëtoret e kompanisë, për shume arsyeje:
a) Procesi ka qene i montuar dhe politik pasi qe kundër kandidati i përzgjedhur është familjar i ngushte i kryetarit të komunës se Klinës Zenun Elezaj ( është nipi i kryetarit), si dhe është militant i AAK-se.
b) Është shkel udhëzimi administrative 7/2017, përkatësisht neni 4 paragrafi 6 i këtij udhëzimi, këtë e vërteton Inspektoratit i punesë në vendimi i nr 117/2019 i dt 29.05.2019.
c) Kompania ka kuadro të mjaftueshme për këtë pozite si: dy (2) jurist të diplomuar, një (1) ekonomist dhe një (1) Doktor shkence në Menaxhim të mjedisit i cili është UD i Menaxherit të njësisë, e i cili në mënyre të shkëlqyer e ka Menaxhuar kompaninë deri me sot.
Të gjithë të lartcekurit kanë aplikuar për këtë pozite, por ju është ber e pa drejt në vlerësim.
2. Kërkojmë nga organet kompetente anulimin e vendimit për ardhjen në pune të Idriz Beqirit deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi qe lënda është në procedurë gjyqësorë.
3. Njoftojmë opinionin e gjere se nga dt 21.10.2019 të gjithë punëtoret e KRM ’’AMBIENTI ’’ Sh.A NJ.O në Klinë, do të hynë në greve deri në realizimin e kërkesave tona legjitime”, shkruan në komunikatën e tyre.
Kjo është lista e punëtorëve të kësaj kompanie që janë hyrë në grevë:
Të tjera
-
Presidentja Osmani: Luani dhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq e në veçanti shtetet fqinje
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të martën zhvillojnë ushtrime të përbashkëta
Policia e Kosovës, bashkë me mision e KFOR-it dhe atë të EULEX-it do të kryej...
-
Ka përfunduar takimi i Ambasadorëve të QUINT’it me Kurtin, s’jepen tjera detaje
Ambasadorët e shteteve të QUINT’it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kos...
-
Gjobë prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe marrje e patentës, për shoferin që përdori telefon gjatë ngasjes
Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte ...
-
Burri që gőditi burrin në kokë pasi nuk pranoi të bënte marrdhënie dyshohet se janë dajë e nip
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasj...
-
“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum
Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të...
-
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 2...
-
Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e ...
-
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fo...
-
Gjyqtari në rastin e krerëve të UÇK-së: Deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 persona, duhet gjykim i drejtë dhe i shpejtë
Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smit...
-
9-vjeçarja do varroset nga familja e të atit, asnjë gjurmë nga nëna dhe 2 fëmijët
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë...