Kaq para i ka borxh Serbia Kosovës për fondet pensionale
Autori: Gazeta inFokus
12:59 | 16 October 2019
Serbia, po del që i ka goxha një borxh të madh pensionistëve kontributdhënës të Kosovës.
Shuma e tyre, arrinë në 2.8 miliardë euro, shifër kjo më e madhe se krejt buxheti i Kosovës, e që megjitahtë, shteti serb nuk po i respekton marrëveshjet e arritura gjatë dialogut në Bruksel
E që edhe kjo po i shkakton humbje Kosovës, shkruan gazeta inFokus.
Kështu, u tha sot në prezantimin e studimeve rreth fazës finale të dialogut mes Prishtinës e Beogradit, nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (Ridea), e cila ka dal edhe me rekomandimet për kthimin e fondit të sigurimeve pensionale e invalidore nga Serbia.
Mrika Kotorri nga Ridea tha se shuma e borxhit që Serbia ka ndaj pensionistëve kontribut-dhënës të Kosovës nuk përfshinë interesin statusor, borxhin për periudhën 2017-2018, borxhin ndaj pensionistëve kontribut-dhënës që kanë jetuar në zonat e luftës gjatë 1998 dhe borxhin ndaj atyre që kanë paguar kontribute të detyrueshme për 15 vjet.
“Kemi totalin e borxhit 2.8 miliardë euro në tërësi, mirëpo duhet cekur që në këtë shifër nuk përfshihet instituti statusor, borxhi për periudhën 2017-2018, borxhi ndaj pensionistëve kontribut-pagues që kanë jetuar në zonat e luftës gjatë 1998 dhe borxhin ndaj atyre që kanë paguar kontribute të detyrueshme për 15 vjet në BVISIPI dhe të ish-KSAK”, tha Kotorri.
Disa nga rekomandimet për çështjen e fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidor, të cilat dolën nga ky studim janë, që Serbia duhet ta pranojë se e drejta në pension është e drejtë themelore e fituar në bazë të punës, që ta pranojë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo pasuror, që zyrtarisht ta pranojë detyrimin e saj politik dhe moral për kompensimin e pensionistët kontribut-pagues dhe që Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjitha dokumentet relevante dhe të duhura për të zhvilluar argumentet e saj gjatë negocimit në emër të qytetarëve.
Studimi tjetër i RIDEA kishte të bënte me sektorin e energjisë, ku u tha se Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e arritura gjatë dialogut, gjë e cila po i shkakton humbje financiare Kosovës.
Besnik Krasniqi tha se dëmi total që rrjedh nga veprimet dhe jo veprimet e EMS që i ngarkohet Serbisë arrijnë shumën prej 432 milionë euro. Ai tha se ky borxh përbehet nga tri komponentë.
“Kur është fjala te vlerësimi i humbjeve monetare dhe të hyrave monetare, humbjet ekzistuese që përveç kanë ndodhur janë disa humbje që Kosova nuk i realizon për shkak të pengesave që krijohen për shfrytëzimin e interkoneksionit më Shqipërinë, nën 1 e kemi mos kompensimin për alokimin e kapacitetit në tri linjat e interkoneksionit që kapin vlerën prej rreth 225 milionë euro për periudhën 2004-2009, mos pagesat e faturave të energjisë në pjesën veriore të Kosovës që arrijnë vlerën prej 204 milionë euro dhe të hyrat e humbura që rrjedhin nga mos shfrytëzimi i linjës së transmisionit me Shqipërinë që kapin vlerën prej rreth 3 milionë euro për periudhën 2016-2019”, tha Krasniqi.
Ndryshe, në këtë konferencë u tha se këto studime do t’i dërgohen Qeverisë së Kosovës, e cila duhet t’i përdorë si fakte në dialogun me Serbinë.

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...































