Lajme

Molliqaj tregon se çka ndikoi që PSD-ja humbi zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 15 October 2019

Kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj në emisionin Debat Plus ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Molliqaj ka thënë se për humbjen e PSD-së ekzistojnë dy faktorë, shkruan Gazeta inFokus.

“Ndarjen e Vetëvendosjes dhe mënyrën si jemi nda, njerëzit e kanë perceptu që ne që kemi dalë e kemi pas në plan me dështu dhe duke e pas këtë dilemë. Është VV që i ka bind qytetarët për narracionine vet në raport me neve. Pjesa e dytë, ne pasi që jemi nda dhe e kemi rinfuksionalizu PSD-në, kemi ndje nevojën për një racionalitet për tema nacionale dhe mbështetja e qeverisë për dialog dhe buxhet nuk është që është vlerësu, por është ndëshku”, ka thënë Molliqaj.

-Advertisement-

 

Ai ka thënë se Vetëvendosje është fituese, ndërsa PSD është humbëse.

 

“Janë disa fakte që s’mund t’i ndryshojmë, partia fituese është Vetëvendosja dhe nuk pres që mund të ketë ndërrim. PSD i ka humbur zgjedhjet bindshëm. Nuk kam besu që VV që do të jetë e para, njësoj siç nuk kam besuar që ne do të ishim humbës. Ky është vlerësimi i qytetarëve”, ka thënë Molliqaj.

 

Ai shtoi se e pranon me lehtësi humbjen dhe nuk ia atribuon askujt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera