Dyshimi për helmimin e 11 nxënësve në Mitrovicë, drejtori i shkollës sqaron rastin
Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 15 October 2019
Një nxënës i një shkolle në Mitrovicë u arrestua mëngjesin e të martës, me dyshimin se kishte hedhur një sasi spreji të rrezikshëm, çka se sipas Policisë së Kosovës, u lënduan 11 nxënës, të cilët kërkuan tretman mjekësor në spital.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani”.
Drejtori i kësaj shkolle, Hamit Beqiri, ka thënë për Indeksonline se ka qenë një incident i vogël, çdo gjë është në rregull dhe se nxënësi që u arrestua nuk ka pasur dijeni rreth sprejit që ka përdor.
“S’është e vërtetë, as s’ka të bëj me sprej të rrezikshëm e as me helmim, u kry muhabeti. Policia ia kanë gjet, ngjarja ka ndodhë gjatë pushimit, nxënësi nuk e ka dit se çka është, ndërsa të tjerët kanë nis mu anku për djegie të syve.
Pas dy orësh erdhi në shkollë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, u verifiku se s’është asgjë”.
Beqiri tha se ekzistojnë edhe kamerat në shkollë, çka se janë pamjet e filmuara ku edhe vërtetojnë se s’ka pasur të bëj me ndonjë incident që do të sillte rrezik apo pasoja.
“Nxënësat i kanë dërgu në spital, janë kthy ata në gjendje të rregullt. Policia e shikun at lloj sprej, një lloj gasi për shkrepsa që është i djegst. U përshëndetëm me policinë, dulëm, u gëzuan nxënësit. Se edhe ne donim me dit se çka është ai sprej, por çdo gjë është në rregull. Pasi që me policinë kemi raporte shumë të mira dhe na kontrollon e kujdesen për sigurinë e shkollës”.
E, sa i përket sigurisë në shkollën që drejton ai, Beqiri potencoi për Indeksonline se ka 200 për qind siguri, veçmas që nga marrja e mandatit tim.
Kujtojmë, që pikërisht në këtë shkollë në vitin 2014 ka ndodhur një vrasje e rëndë. Viktima ishte nxënës i klasës 13. Ndërsa dorasi ishte po ashtu ishte i së njëjtës shkollë.
Të tjera
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...
-
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M...
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...