Ekonomi

Çka është fondi sovran i Republikës që synon ta shuajë AKP-në?

Autori: Sylejman Sylejmani 15:42 | 16 September 2019

Nëse në pushtet vije Lëvizja Vetëvendosje, atëherë Agjencia Kosovare e Privatizimit mund të shuhet.

Kjo pasi të gjitha ndërmarrjet që i ka në menaxhim AKP-ja do t’i merrte Fondi Sovran i Republikës, i cili pritet të themelohet menjëherë nëse vije në pushtet Vetëvendosje, shkruan Gazeta inFokus.

Me këtë fond, Lëvizja Vetëvendosje synon që të rrisë investimet në Trepçë, KEK, Korporatë të Thëngjillit e në PTK.

-Advertisement-

Si fillim, fondi do të ketë në dispozicion 200 milionë euro për investime në ndërmarrje të reja në sektorë të caktuar të industrisë, përderisa plani zhvillimor do të bashkërendohej nga Agjencia Zhvillimore e Kosovës.

E AKP-së, përveç që do t’i merreshin nga menaxhimi ndërmarrjet, ato edhe do të hetoheshin dhe vlerësohesh të gjitha privatizimet.

“Privatizimet e deritashme do të hetohen dhe do të vlerësohen në mënyrë transparente për t’i ndjekur rastet e transaksioneve të korruptuara dhe për të rregulluar të gjitha dëmet ekonomike e shkeljet e të drejtave të njeriut eventuale që janë bërë gjatë privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore”, thuhet në një prej njoftimeve të Vetëvendosjes.

Gazeta inFokus ka një kohë që është duke pritur disa përgjigje nga Vetëvendosje rreth këtij fondi, mirëpo përkundër disa premtimeve nuk ka marrë përgjigje. /Gazeta inFokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy