Si të kuroni sëmundjet e prostatës me bimë medicinale
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 16 September 2019
Prostata është një gjëndër hormonale me sekrecion të brendshëm, e cila ka disa funksione të rëndësishme në organizëm.
Kjo gjëndër ka formën e kokrrës së arrës, e cila gjendet poshtë fshikëzës së urinës dhe rrethon ureterin. Funksioni i prostatës është të prodhojë një lëng, i cili përmban acid citrik, kalcium dhe enzima, e ka mundësi të përmirësojë lëvizshmërinë e spermatozoidëve (aftësinë për të rrëshqitur) dhe pjellorinë. Për më tepër, lëngu që sekretohet nga prostata përmban zink, i cili sipas shkencëtarëve mbron sistemin gjenital nga infeksionet. Disa nga shenjat e para të zhvillimit të prostatës janë urinimi i shpeshtë, shpeshherë i shoqëruar edhe me djegie, e madje jonormal, por me pika.
Prostatiti, që është acarimi i prostatës, mund të shkaktojë ethe, urinim jo të rehatshëm dhe dhembje në kërbisht ose në fshikëzën e urinës. Kur prostata është shumë e ënjtur, mund të pengojë urinimin e pacientit. Nëse acarimi shkaktohet nga bakteret, sëmundja quhet prostatit bakterial dhe mund të jetë akut ose kronik. Ai shoqërohet zakonisht me infeksion në sistemin urinar. Megjithatë, në një numër më të madh rastesh, shkaku i acarimit nuk zbulohet dhe për këtë arsye quhet prostatit jobakterial. Shqetësimet e zakonshme të prostatës janë, një rritje e shpeshtësisë së urinimit, urinim gjatë natës, një pakësim i forcës së rrymës urinare, si dhe ndjenja që fshikëza e urinës nuk boshatiset plotësisht.
Këto simptoma zakonisht dëshmojnë për një hiperplazi beninje të prostatës (BPH), që është një zgjerim jokanceroz i prostatës e që mund të prekë burrat që janë mbi moshën 40 vjeç. Mundësia për t’u prekur nga BPH-ja rritet me rritjen e moshës. Ajo ndeshet në 25 për qind të burrave të moshës 55 vjeç dhe në 50 për qind të atyre të moshës 75 vjeç. Prostata, gjithashtu, mund të preket nga tumore malinje. Në përgjithësi, kanceri në prostatë zbulohet me anë të një kontrolli të zakonshëm, madje edhe kur nuk ka simptoma prostate. Në rastet më serioze, mund të ketë mbajtje të urinës me ënjtje të fshikëzës së urinës. Kur kanceri përhapet tek organet e tjera, mund të ndihen dhembje në shpinë, simptoma nervore dhe ënjtje në këmbë për shkak të bllokimit të sistemit limfatik. Prandaj, nëse ju i keni këto simptoma, çka duhet të bëni është një analizë urine dhe një eko abdominale, ku të shikohet me përparësi madhësia e prostatës.
Trajtimi medicinal
Tradicionalisht në Shqipëri për shërimin e sëmundjes së prostatës janë përdorur farat e gjembit të gomarit dhe farat e gjembaçit. Farat e gjembit të gomarit janë efektive në drejtim të mirëfunksionimit të mëlçisë, shpretkës dhe të gjëndrës së prostatës, pra lënda aktive që ka silimarina ndikon në mirëfunksionimin e gjëndrave me sekrecion të brendshëm, siç është edhe prostata. Një tjetër lloj bime është gjëmbaçi, ku këshillohet të përdoren 6 deri në 7 kokrra në ditë duke i zier dy-tri herë. Bëni mirë t’i copëtoni mirë, t’i zieni dhe më pas tulin e farave të bimës të gjëmbaçit mund ta konsumoni.
Duke ditur që prostata mund të acarohet nga baktere të ndryshme, është shumë mirë të përdorim bimë që kanë veti antibaktericide që i mbysin, i vrasin këto mikrobe. Përdoren gjithashtu bimë që qetësojnë sistemin nervor, për shembull nëse prostata është shumë e irrituar, atëherë përdorimi i bimëve qetësuese, siç është livando dhe balsami, kanë aftësi që të zvogëlojnë prostatën e irrituar. Ndërsa bimë të tjera që mund të përdoren nga njerëzit, por duke ruajtur dozat e tyre, në përgjithësi janë ato bimë që përmbajnë vitaminën B15, B 17 dhe acidin cianhidrik. Këto vitamina gjenden tek bajamja e egër, tek farat e kajsisë, tek bërthamat e kumbullës, tek farat e mollës dhe tek bërthamat e qershisë. Farat e bajameve dhe të kajsive mund të përdoren gjatë ditës të dozuara nga dy-tri kokrra, 2 bajame në mëngjes, dy në drekë, 2 në darkë, ose 3 fara kajsi në mëngjes, 3 në drekë dhe 3 në darkë. Vaji që përdoret për kurimin e prostatës është vaji i farave të kungullit, I cili ka aftësi qetësuese ndërsa vaji i farave të kajsisë përdoret për zvogëlimin e gjëndrës së prostatës.
Gjëmbaçi dhe gjëmbgomari gjenden kryesisht në zonat kodrinore dhe malore. Vlen të theksohet se merren për kurim bimët me lartësinë 600-700 metra mbi nivelin e detit, pasi oksigjeni në këto zona është më i pakontaminuar. Përkatësisht gjenden në zonën e Gjirokastrës, Korçës, Dibrës, Kukësit. Gjithashtu për kurimin e prostatës nuk duhet të harrojmë pa përmendur karafilin e egër, që gjendet në zonën e Kukësit. Përdoret edhe rrushi i ariut, dëllinja dhe bari ngjitës/Gzeta Shqiptare.
Të tjera
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...
-
Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet...