Barça pa Messin kërkon “hakmarrjen” ndaj Valencias
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 14 September 2019
Pas ndeshjeve respektive me skuadrat përfaqësuese futbollistët e Barcelonës i rikthehen Primera Divisionit, ku kampionët në fuqi kanë punë për të bërë për të rikuperuar diferencën me Atleticon e Diego Simeones, që ka vënë që në start kandidaturën për t’u rikthyer te titulli.
Skuadra e Ernesto Valverdes gaboi në dy ndeshjet jashtë fushe, të dyja në veri të vendit, në Bilbao dhe Pamplona, e për rrjedhojë ekipi “blaugrana” pozicionohet vetëm në vendin e tetë, në kuotën e 5 pikëve.
Një fillim shumë i ndryshëm krahasuar me edicionin e kaluar, ku Barça siguroi 100% të pikëve pas tri sfidave të para, sidoqoftë skuadra gjatë kësaj periudhe ka luajtur pa kapitenin Leo Messi, që ka munguar për arsye dëmtimi. Këtë herë kampionët në fuqi luajnë në “Camp Nou”, në orën 21:00, ku do të përballen me skuadrën e Valencias, që tre muaj e gjysmë më herët në stadiumin “Benito Villamarin” të Sevillas fitoi Kupën e Mbretit, duke mundur 2-1 në finale pikërisht Barcelonën.
Këtë herë gjërat janë ndryshe, pasi miliarderi Peter Lim vendosi të shkarkojë trajnerin Marselino, pas rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni, por mbi të gjitha edhe pas mosmarrëveshjeve të shumta në lidhje me merkaton e bërë nga klubi valencian, vendim i marrë për më tepër pikërisht përpara ndeshjeve me Barçën dhe Chelsean.
Më herët, në orën 18:30, kryesuesit e Atleticos së Madridit do të vizitojnë në San Sebastian Realin e Sociedadit, kundërshtar të cilin ekipi i Simeones e ka mundur në të dy takimet e sezonit të kaluar, me rezultatin e njëjtë 2-0.
Dita fillon herët, që në orën 13:00, kur Reali i Madridit do të presë në stadiumin “Santiago Bernabeu” skuadrën e Levantes, ndërsa gjysmë ore më vonë, në “Anfield” luhet takimi hapës i javës së pestë në Premiership, Liverpool – Newcastle United.
Të tjera
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...
-
“Rrustë Llapi” s’e v*au serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier
Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gje...
-
Biznesmeni i arratisur, Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania
Biznesemeni Dushko Knezheviq ka arritur në Mal të Zi dhe po shoqërohet në Gjy...
-
Abdixhiku: Ali Lajçi një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Kurti takon zëvendëspresidentin e MCC-së, gjatë ditës ceremonia e firmosjes së ujdisë
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e ...
-
Osmani bënë homazhe në nderim të martirëve e dëshmorëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, n...
-
Dëshmitari Abazi thotë se Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK, por nuk e ka takuar kurrë
Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve t...
-
Osmani për Ilaz Kodrën: Gardian i lirisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar në 25 vjetorin e rënies hero...
-
Gjermani: Shqiptari dyshohet se v*au serbin për një borxh prej 15 mijë eurosh
Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielen në Dusseldorf të Gjermanisë. Një burr...