Thaçi i kërkon Toyotas të investojë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
13:44 | 11 September 2019
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Japoni ka takuar përfaqësues të lartë të kompanisë më të madhe automobilistike në botë “Toyota”.
Në takimin me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Korporatës Toyota, Mitsuru Kaëai dhe menaxhmentin e fabrikës së prodhimit në Toyota City, presidenti Thaçi, ka kërkuar nga ta që të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të tregut në Kosovë dhe përmes saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.
“Ishte një mundësi e jashtëzakonshëm për të biseduar me zëvendësshefin ekzekutiv të Toyota-s si mundësi për ta sjellë në Kosovë si bazë edhe për tërë rajonin dhe Ballkanit Perëndimor, sepse Kosova është një vendi i sigurt për investime. Ka treg me BE-në, ka ligjin për investime strategjike, ka fuqinë punëtore dhe jashtëzakonisht të shkathët. Gjithashtu, në Kosovë përdoren me shumicë Toyota dhe unë kam besim të plotë se pas kësaj vizite do të kemi edhe takime tjera edhe në nivel tjetër të diskutimeve profesionale në mënyrë edhe më të detajuar të diskutohen mundësitë e sjelljes së Toyota-s në Kosovë”, ka thënë ai.
Sipas tij, në këtë takim është mirëpritur ideja për krijimin e një qendre të bizneseve japoneze në Kosovë.
“Gjithashtu, diskutuam edhe për mundësinë e hapjes së qendrës së biznesit japonez në Kosovë që do të ishte inkurajuese edhe për Toyotën dhe investitorët e tjerë të mundshëm për të ardhur në Kosovë”, tha ai.
Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Korporatës Toyota, Mitsuru Kaëai ka mirëpritur idenë për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën.
Ai ka theksuar se fillimisht duhet të rritet numri i përdoruesve. “Prandaj misioni i parë dhe kërkesa për popullin e Kosovës është që të vozisin sa më shumë Toyota”, ka shtuar ai.
Gjatë vizitës në Japoni, presidentit Thaçi i është organizuar një vizitë në tempujt të vjetër të qytetit të Kyotos. Ai po ashtu ka takuar dy studentë kosovarë, të cilat janë duke studiuar në Osaka dhe Kyoto.

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...

































