Sa janë të sigurta paratë e kosovarëve në banka nga hajnat?
Autori: Sylejman Sylejmani
10:43 | 05 September 2019
Për dy mijë e 500 euro, katër veta të armatosur deri në dhëmbë, terrorizuan të hënën Shtimen, kur në pikë të ditës ia mësynë bankës Raiffeisen në këtë qytet.
Kaq para morën ata në bankën që u grabit për të katërtën herë brenda një kohe të shkurtër.
Megjithatë, tre punëtorë mbetën të lënduar dhe shumë qytetarë të pa sigurtë për paratë e tyre.
Grabitja e shpeshtë e institucioneve financiare ua ka futur frikën klientëve, shkruan Gazeta inFokus.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm këtë vit 5 banka janë vjedhur, ndërsa në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar janë regjistruar 12 sulme fizike ndaj bankave në Kosovë.
Mirëpo, sipas zëdhënësit të Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, paratë e gatshme të bankave janë të siguruara.
Në këtë mënyrë, sipas tij humbjet që i ka banka në raste të tilla mbulohen nga vet ajo dhe nuk dëmtohen klientët e saj.
“Bankat i sigurojnë paratë e gatshme tek kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara dhe rregullohen nga BQK-ja. Kostoja financiare që i shkaktohet një banke me rastin e ngjarjeve të tilla mbulohet nga vetë banka (përfshirë këtu kontratat siguruese që mund t’i kenë me Kompanitë e sigurimit) dhe asnjëherë nga klientët apo BQK-ja”, ka treguar ai për Gazetën inFokus.
Ahmeti thekson se çështja e plaçkitjeve të bankave është përcjellur me kujdes nga BQK-ja.
Madje për këtë problematikë ata kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Brendshme, Policinë e Kosovës e Shoqatën e Bankave të Kosovës.
“Marrëveshja ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit për ngritjen e nivelit të sigurisë në sektorin bankar në mënyrë që bankat, personeli i tyre dhe qytetarët të kenë një ambient sa më të sigurt për zhvillimin e aktivitetit të tyre”, thotë Ahmeti.
Se paratë e qytetarëve nuk preken, e thotë edhe kryetari i shoqatës së bankave të Kosovës, Petrit Balija.
Balija tregon se këtë vit ka rënë numri i grabitjeve në banka, por vazhdon të mbetet një problem serioz.
“Sipas të dhënave që kemi ne shihet që siguria fizike ka qenë në nivel dukshëm më të mirë gjatë vitit 2019 krahasuar me vitin paraprak pasi ka pasur më pak sulme mbi bankat, por mund të them se vazhdon të mbetet një problem serioz për sektorin bankar në Kosovë pasi sulmet edhe pse në numër më të vogël këtë vit ato vazhdojnë të karakterizohen me shkallë të lartë të dhunës dhe të kryera nën kërcënimin e armatimit të rëndë”, ka thënë Balija për Gazetën inFokus. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...





























