Kastrati i përgjigjet Challandes: Nga banka rezervë nuk mund ta ndihmojë Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 03 September 2019
Kosova U21 po vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Anglisë.
Sot në stërvitje, Kosovës i është bashkuar edhe lojtari Lirim Kastrati.
Ai përpos që ka folur rreth ecurisë së seancës stërvitore, ai foli edhe rreth situatës të krijuar së fundi me trajnerin e kombëtares A, Bernand Challandes.
Kastrati u shpreh se ka folur me Callandes dhe së bashku kanë vendosur që ai edhe kësaj radhe ti bashkohet kombëtares së drejtuar nga Rafet Prekazi.
“Jemi marrë vesh me trajnerin se ma mirë me shku tek U21 që me pas minutazh me lujt. Edhe besoj që si herën e kaluar që kam ardhur me U21, kam luajt një ndeshje me Turqinë shumë të mirë dhe besoj që edhe kjo do të jetë njësoj, kundër Anglisë. Jo unë çdo intervistë e kam thënë që do të jap maksimumin për Kosovën, pa marrë parasysh se te cila grupmoshë unë ftohen. Unë dua që vetëm mi ndihmu Kosovës, kështu që nga banka rezervë është vështirë, kështu që më mirë tek U21, por pata mundësi do të luaj edhe për U19”, u shpreh për KosovaPress, Lirim Kastrati.
Kujtojmë që dit më parë, Challandes në konferencën për shtyp të mbajtur ka treguar në detaje situatën e krijuar mes tij dhe Lirim Kastratit
“Situata është kjo. Dhjetë ditë më parë e kam ftuar Lirim Kastratin që të jetë pjesë e grumbullimit, madje edhe ka qenë në listë. Por, unë i kam thënë atij që duhet të grumbullohet të hënën (2 shtator) së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe të shohim gjatë javës se si po ecën gjërat, pasi që nuk e kishim të definuar situatën me Milot Rashicën dhe Benjamin Kolollin. Ishte një situatë shumë e qartë për mua dhe një zgjedhje shumë e qartë edhe për të”, deklaroi Challandes.
Të tjera
-
Qalaj: Dora ime s’e voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti
Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin...
-
Vllasi: Kosova është më shumë prezente institucionalisht në veri
Juristi, Azem Vllasi ka thënë se situata në veri të Kosovës, është dukshëm më...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të enjten parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet lokali...
-
Baton Haxhiu kritikon Memli Krasniqin: Doli dhe arsyetoi pafuqinë e vet
Gazetari Baton Haxhiu kritikoi ashpër paraqitjen e kreut të PDK-së Memli Kras...
-
Gërvalla takon senatori Boehm, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve...
-
Nesër varroset i riu deçanas që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Zvicër
24 vjeçari Florent Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit, ka humbur jetën tragjikish...
-
E rrallë në Turqi – Macja bën operacion plastik në hundë
Një mace në Turqi e quajtur ‘Yulaf’, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje ...
-
‘Bufi’ ironizon: S’jom dakord me presidenten për telefonatat – me rikthy komunikimin me letra
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, siç duket është “ndarë” përfundimisht me...
-
Selmanaj: Sveçla e Liburni kanë qenë aktivistë të PDK-së
Driton Selmanaj i LDK-së ka dhënë deklarata të forta në paraqitjen e radhës t...
-
KGJK e Akademia e Sigurisë Publike ‘veshët në lesh’ për skandalin e Vilard Bytyqit – asnjë reagim, asnjë masë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike i kanë ...
-
MAPL e dërgon në gjykatë Përparim Ramën, themeloi jashtëligjshëm tri Drejtori
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka çuar në Gjykatë krye...
-
Operacioni “Dinari serb”, Policia konfiskoi para dhe intervistoi menaxheren e “Nardodna Banka” si të dyshuar – detaje
Policia njofton se në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titu...