Ekonomi

130 mijë euro buxhet për dy çerdhe në Malishevë, asnjëra nuk u ndërtuan

Autori: Lindita Berisha 13:54 | 26 August 2019

Komuna e Malishevës kishte ndarë buxhet që në vitin 2019 të ndërtonte dy çerdhe, njëra në Kijevë  e tjetra në Malishevë. Mirëpo një realizim i tillë nuk ka ndodhur, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus e ka kontaktuar  Drejtorin për Arsim në këtë Komunë, Blerim Thaqi, ku ky i fundit ka thënë se për këto  çerdhe janë ndarë buxhet  130 mijë euro.

Sipas Thaqit të dyja këto projekte kanë mangësi si shkak i të cilave nuk janë realizuar deri më tani.

-Advertisement-

Për çerdhen në Malishevë cilëson se është ndarë buxhet vetëm që të filloj ndërtimi, sepse sipas tij 30 mijë euro nuk janë të mjaftueshme për ndërtimin e një çerdhe.

Ndërsa për çerdhen në Kijevë buxheti ekziston, mirëpo Thaqi thotë se nuk ka pronë komunale të përshtatshme për ndërtim.

“Në qytezën e Malishevës janë nda 30 mijë euro vetëm për me fillu punimet, në një projekt dy vjeçar, sepse me 30 mijë euro nuk ndërtohet çerdhja. Ndërsa për në Kijevë janë planifikuar 100 mijë euro buxhet. Mirëpo nuk kemi pronë komunale për ndërtim, duhet të sigurohet  e me fillu procedurat”, tha Thaqi për Gazetën inFokus.

Sipas Thaqit, për ndërtimin e çerdhes në Kijevë nuk do të bëhet asgjë deri sa komuna ta gjejë një zgjidhje për pronë. Ndërsa për në Malishevë ai mendon se duhet të fillojnë procedurat për ndërtimin e saj, qoftë edhe vetëm si paralele e çerdhes  së tanishme.

Sipas Institutit GAP, ky projekt është njëri nga tri projektet e pa realizuara të kryetarit të komunës,  Ragip Begaj.\Gazeta inFokus\.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy