Lajme

Abrashi e konfirmon se është emëruar Sekretar Organizativ

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 24 August 2019

Ish-deputeti i LDK’së, Arban Abrashi, është emëruar sot Sekretar Organizativ i LDK’së. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Abrashi pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK’së.

Ai thotë se në këtë post është zgjedhur me propozim të kreut të partisë, Isa Mustafës.

“Me propozimin e kryetarit Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dje më dha besimin e anëtarit të Kryesisë, ndërsa sot jam zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së”, ka shkruar Abrashi.

-Advertisement-

Abrashi thotë se detyrën e marrë do ta përkthej në punë për fuqizimin e LDK’së dhe jetësimin e programit për qytetarët dhe shtetin.

“Detyrën e dhënë nga strukturat e partisë, do ta përkthej në angazhim maksimal për fuqizimin e LDK-së dhe jetësimin e programit të saj për shtetin dhe qytetarët”, është shprehur ndër të tjera ai.

Në mbledhjen  sotme të Kryesisë së LDK’së është diskutuar edhe për çështjen e mandatarit për kryeministër. Dy emrat që po përfolën janë, Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala.

Ndërkohë Lufti Haziri dhe Agim Veliu nuk kanë marrë fare pjesë në këtë mbledhje pasi që Vjos

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera