Cristiano Ronaldo kujton momentin ku çoji të birin në magazinën në të cilën kishte jetuar
Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 20 August 2019
Cristiano Ronaldo është një ndër sportistët më të paguar në botë dhe falë kësaj, familja e tij jeton shumë mirë.
Fëmijët e tij nuk e kanë jetuar kurrë atë që babai i tyre duhej të përballonte për të shijuar atë që kanë sot.
Futbollisti pati një fëmijëri të vështirë, pasi në moshën 12-vjeçare u largua vetëm nga vendlindja e tij, Madeira, drejt Lisbonës, për të provuar fatin e tij në botën e futbollit.
Atje u lidh me mikun e tij më të mirë sot, Miguel Paixao. Të dy jetuan për një kohë në një lloj magazine dhe përfundimisht Cristiano ka dashur të kthehet për t’i kujtuar ato momente.
Dy miqtë e pandashëm morën me vete edhe Cristianinho.
“U emocionova kur pashë se ku u rrita. Atje ishin të njëjtët njerëz, që jetonin në atë kohë.
Unë u preka, të jem i sinqertë, sepse nuk prisja që të shihja të njëjtët njerëz. Kjo më preku shumë”, – thotë ylli portugez për TVI.
Kur djali i tij i madh pa se ku kishte jetuar, ai u habit.
“Unë shkova me Paixao dhe, kur Cristianinho hyri në dhomën ku asokohe qëndronim, u kthye e më pyeti: Baba, vërtet ke jetuar këtu?
Ai nuk mund ta besonte. Ju mendoni se gjithçka është e lehtë në këtë jetë.
Cilësia e jetës, shtëpitë, makinat, rrobat…, fëmijët mendojnë se gjithçka bie nga qielli. Kjo është ajo që përpiqem të injektoj te djali im.
Mundohem të përcjell tek ai se vetëm me talent nuk të arrin në majë. Me punë dhe përkushtim mendoj se mund të arrish gjithçka që dëshironi”.

T� tjera
-
Janina Ymeri: Ministria e Shëndetësisë bleu autoambulanca pa certifikata, shpenzoi afro 1.5 milion euro
Deputetja Janina Ymeri ka ngritur shqetësime lidhur me blerjen e autoambulanc...
-
Raportohet i zhdukur prej gjashtë ditësh një person në Prizren
Një person është raportuar i zhdukur në Prizren, pasi ka dalë nga shtëpia dhe...
-
Dy persona përleshen mes vete në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Vushtrri janë përleshur mes ve...
-
Burri dërgohet në mbajtje në Podujevë, gruaja kthehet te familjarët e saj
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, me ç’rast një perso...
-
Mungesa e furnizimit me rrymë, sot protestohet në Prizren
Për shkak të pakënaqësive me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, sot ...
-
Sekuestrohet një armë zjarri me gjashtë fishekë në Skenderaj
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me gjasht...
-
Studentët e UP-së protestojnë sot para rektoratit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, së bashku me Këshillat St...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
Këto ngjarje parashihen të ndodhin sot në Kosovë
Në Kosovë më 23 nëntor janë paraparë disa ngjarje. Pritet të mblidhet kr...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite caktimi i seancës plenare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, për të diskut...
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...































