“Isha në Milano për një ndeshje futbolli”, ky është arsyetimi i asamblistit të PSD-së për mos raportim të pasurisë
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 20 August 2019
Këshilltari i Kuvendit Komunal Prishtinë nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Adrian Berisha, e ka pranuar fajësinë për mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë.
Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bashkim Zeqaj, i akuzuari Berisha ka deklaruar se ndihet fajtor për veprën penale me të cilën ngarkohet.
Ai ka thënë se i vjen keq për këtë qe ka ndodhur, duke shtuar se ka mësuar që në vitin e ardhshëm të mos përsëris gabimin e njëjtë.
“Ka qenë një neglizhencë nga ana ime shkaku se në atë periudhë kohore kam qenë i zënë duke organizuar festivalin “Jazz Week”, ku gjithashtu e kam pasur problemin e kapacitetit të kufizuar në emalin tim zyrtar si dhe në atë periudhë kam qenë në Milano për të shikuar ndeshje futbolli”, ka deklaruar i akuzuari Berisha, raporton BetimipërDrejtësi.
Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar nga prokurori Zeqaj, dhe më pas është aprovuar nga gjykatësja Medie Bytyqi, me arsyetimin se ishte vullnetar, pa presion dhe se gjente mbështetje në provat që janë pjesë e shkresave të lëndës.
Shpallja e aktgjykimit në këtë çështje penale do të bëhet më 21 gusht 2019, në ora 15:00.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 8 korrik 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Adrian Berisha, për veprën penale “mos raportimi apo raportimi i rrem i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 par. 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, ai akuzohet në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, Këshilltar i Asamblesë Komunale në Prishtinë, ka vepruar në kundërshtim me nenin 8 par.1, të Ligjit 04/L-50, për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, ku ka qenë i detyruar që ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, përmes formularit për deklarimin e pasurisë, nga data 1 deri 31 mars të vitit 2019, për periudhën 1 janar deri 31 dhjetor 2018, mirëpo të njëjtën nuk e ka bërë në afatin e paraparë ligjor.
Të tjera
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...