ARKEP ia ndalon Z-Mobilet shitjen e Sim-kartelave të reja
Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 06 August 2019
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ia ka ndaluar Z-Mobile-t që të shes kartela SIM-kartela të reja, krijimin e pakove si dhe futjen në kontrata të reja me konsumatorët.
Përmes një komunikate për media, ARKEP ka treguar se pas takimeve të ndara me përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës dhe të atyre të Dardafon.net, e ka marrë këtë vendim, shkruan Gazeta inFokus.
Nga takimet e zhvilluara gjatë së martës, sipas komunikatës bordi i ARKEP-it është njoftuar për të gjitha veprimet e ndërmarra deri më tani nga të dyja palët, si dhe me vendimin për mos-vazhdimin e kontratës mes Telekomit e Z-Mobile.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi si dhe me qellim te zbatimit të plotë të Kornizës Rregullatore, ARKEP ka kërkuar që deri në përmbyllje të procesit:
– Palët e involvuara në këtë proces të mos-ndërmarrin veprime të njëanshëme të cilat do të mund të dëmtonin konsumatorin, me të cilën kërkesë janë pajtuar të dy palët.
– Operatori Dardafon.net gjatë kësaj faze të mos vendos në treg SiM kartela të reja, të mos krijoj pako/produkte të reja si dhe të mos hyjë në kontrata të reja me konsumatorët.
Bordi i ARKEP do ta njoftoj opinion me kohë për çdo hap që do të ndërmarrë në lidhje me këtë proces të cilin është duke e trajtuar me prioritet të lartë. Pas marrjes së informacioneve shtesë nga operatorët gjatë ditëve në vijim dhe analizimit të praktikave evropiane, ARKEP do të marr vendime nëse janë të nevojshme në lidhje me këtë proces, sidomos me qëllim të ruajtës së vazhdimësisë së shërbimit për konsumatorët”, theksohet në komunikatë. /Gazeta inFokus
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...