Zëvendësministrat dhe deputetët do të paguhen edhe pas përfundimit të mandatit
Autori: Gazeta inFokus
09:42 | 24 July 2019
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të premten e javës së kaluar në mbledhjen e 111-të të Qeverisë ka dhënë dorëheqje nga ky post, për shkak të një ftese nga Gjykata Speciale.
Por vetëm një ditë para se Haradinaj të jepte dorëheqje, ai kishte marrë vendim që të emëronte ish-komandantin e FSK-së, Kadri Kastrati si zëvendësministër i Mbrojtjes, si dhe Myzeje Selmani si zëvendësministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.Me këto emërime, numri i zëvendësministrave të Qeverisë Haradinaj arrin në mbi 80.
Pra, edhe pse Qeveria Haradinaj është në dorëheqje, zëvendësministrat do të vazhdojnë të marrin pagën e tyre, edhe për gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit të tyre.
Por çfarë ndodhë me zëvendësministrat dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, nëse presidenti shpall zgjedhjet e reja?
Ata, së paku sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik do të paguhen edhe pas përfundimit të mandatit, nëse nuk realizojnë asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit.
Me 40 vota, deputetët kaluan amandamentin i cili i shpërblen me pagë kalimtare zëvendësministrat e Qeverisë, duke ua mundësuar atyre të shpërblehen me 70 për qind të pagës për gjashtë muaj edhe pas përfundimit të mandatit.
“Funksionari publik: zëvendësministri i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar prej gjashtë muaj në vlerë prej 70 për qind të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin”, thuhet në këtë amendament, shkruan Telegrafi.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të 20 dhjetorit të 2017-së, një zëvendësministër është paguar në vlerën prej 1,150 euro, kur pas përfundimit të mandatit ata do të marrin hiç më pak se 800 euro për periudhën e paraparë sipas Ligjit.
Përveç zëvendësministrave, pagë të plotë për një vit do të marrin edhe deputetet e Kosovës.
“Deputeti pas përfundimit të mandatit të rregullt apo para kohe, i cili nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka ta drejtë në kompensimin e pagës kalimtare për një vit në vlerë prej njëqind për qind të pagës bazë të fundit”, thuhet në nenin e 30 të Ligjit.
Haradinaj përveç vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, shndërrimit të FSK-së në ushtri, ai do të mbahet mend si kryeministri me kabinetin më të madh të ministrave dhe zëvendësministrave.

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...
































