A u rrezikua jeta e 121 pasagjerëve të ALK Airlines? (VIDEO)
Autori: Sylejman Sylejmani
19:52 | 08 July 2019
Asnjë nga 121 pasagjerët e aeroplanit të kompanisë bullgare “ALK Airlines” nuk ka besuar se do të aterojnë gjallë në Bazel të Zvicrës.
Mbrëmjen e 16 qershorit ata përjetuan tmerrin me të hyrë në territorin e Malit të Zi, vetëm pak minuta pasi ishin nisur nga Prishtina.
Atë natë aeroplani pati disa probleme në ajër, ku sipas raporteve zyrtare mbetën të lënduar 3 persona, kurse 5 të tjerë pësuan trauma.
Sipas një komunikate të përbashkët të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike u konstatua se turbulencat ishin shkaktar të incidentit.
“Gjatë fluturimit normal në shpejtësinë e zakonshme të fluturimit mbi territorin e Malit të Zi, aeroplani ka hasur papritmas në turbulenca të mëdha, të cilat kanë zgjatur rreth 5 minuta, me c’rast janë lënduar tre (3) udhëtarë, njëri i ndodhur jashtë ulëses, një nga uji i nxehtë i kafes dhe një tjetër nga rënia e bagazhit të dorës mbi ulëse” thuhet në këtë komunikatë
Megjithatë, situata duket të ketë qenë shumë më serioze.
Njohësi i fushës së aviacionit, Arlind Imeri, e vë në dyshim sigurinë e këtij aeroplani.
“Unë kam fluturu me atë aeroplan njëherë edhe fotografitë i kam bo unë vet në aeroplan, as nuk i kom marrë prej internetit e as prej pasagjerëve, janë fotografi që i kam realizuar unë vet aty brenda. Unë jam tmerru kur e kam pa shembull dera e aeroplanit që është me silikon edhe nuk guxon me ndodhë ashtu sepse munen me u paraqitë edhe probleme të tjera” ka thënë Imeri për Gazetën inFokus.
Imeri që ka disa përvoja në këtë fushë thotë se në shumë pjesë aeroplanët e ALK Airlines kanë intervenime teknike.
“I ka dyert me silikon, tualeti është me silikon, ka të plasaritura nëpër tavan të aeroplanit ato shihen edhe me sy. Shumë pasagjerë pastaj janë frikësu pasi janë hypë në aeroplan e kanë pa ku janë hyp dhe janë ndi të shqetësuar. Për dy orë fluturim shumica e pasagjerëve kanë qenë të shqetësuar për shkak të gjendjes së atij aeroplani” ka deklaruar ai.
Mirëpo, këto intervenime, ndryshe i kanë parë Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës dhe Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.
“Fotografitë e interierit të aeroplanit, që kanë qarkulluar në media, nuk paraqesin rrezikim të vlefshmërisë ajrore, rrjedhimisht të sigurisë së fluturimit. Në foto shihen rregullime të pjesëve të brendshme dekorative e jo të strukturës së aeroplanit apo ndonjë komponenti. Sa i përket gjendjes teknike të aeroplanit B733, të kompanisë ajrore ALK Airlines, me regjistrim LZ-MVK, ky aeroplan posedon certifikate valide të vlefshmërisë ajrore (certificate of airëorthiness CoA) dhe certifikate valide të rishikimit vjetor të vlefshmërisë ajrore (airëorthiness revieë certificate – ARC) te lëshuara nga shteti i regjistrimit” thuhet në përgjigjet e tyre./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...





























