A e dinit? Këto janë filmat shqiptarë që korrën sukses në të gjithë botën
Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 22 June 2019
“I Dashur Armik”, “Syri Magjik”, “Mao Ce Dun”, “Shqiptari”, janë këto disa nga filmat e pas viteve 2000 që kanë fituar çmime në festivalet ndërkombëtare të filmit. Por, për të arritur deri këtu, në një kohë kur çdo regjizor mund të bëhet pjesë e një festivali ndërkombëtar, është ndjekur një rrugë e gjatë e që me lehtësi mund të ndahet në kinematografinë shqiptare para viteve ’90 dhe kinemaja e pas viteve ’90.
Në vitet e komunizmit, në kohën kur çdo gjë kalonte në filtrat e partisë-shtet, nuk ishte dhe aq e lehtë të realizoje një film dhe mbi të gjitha ta paraqisje atë në aktivitete ndërkombëtare. Ja çfarë na tregon kineasti Artan Minarolli për atë periudhë.
“Për të paraqitur një film në një festival të caktuar, kjo i nënshtrohej mbledhjeve dhe vendimeve të pafundme. Kinemaja para vteve ’90 ishte kinema lokale ku filmi ishte domestik dhe për interesa lokale. Imazhi i Shqipërisë duhej të paraqitej i shkëlqyer, personazhi kryesor ishte gjithmonë pozitiv, me ide komuniste dhe moral të lartë. Në fund duhej të dilte gjithmonë fitimtar dhe për gabimet e vogla të shoqërisë ai duhej t’i ndërgjegjësonte dhe t’i bënte edhe ata si veten”, shprehet Minarolli.
Pavarësisht këtyre kritereve, filmi shqiptar mund të paraqitej rrallëherë në sektore të veçanta të festivaleve jashtë vendit. Siç na thotë një nga kineastët, pas viteve ’80 ka shkuar në një festival, por i shoqëruar nga 2 persona të tjerë që nuk kishin asnjë lidhje me filmin dhe kinemanë.
E megjithatë, egzistojnë disa filma që në dhjetëvjecarin e fundit të sistemit “bunker” kanë marrë disa çmime. Kështu përpiqet të sjellë në mendje disa prej tyre, regjizori Eno Milkani: “Xhanfise Keko, kryesisht regjizore e filmave për fëmijë, por jo vetëm, në 1978 ka fituar çmim në festivalin e filmit Giffoni me “Beni Ecën Vetë”, po kështu edhe “Gjurma” e më pas “Kur po Xhirohej Një Film”.
Numërohen me gishta filmat e parademokracisë që kanë arritur të fitojnë një çmim ndërkombëtar. Në këtë listë mund të përmendim edhe filmin e heroit tonë kombëtar “Skënderbeu”, i cili është një prodhim ruso-shqiptar. Ky realizim ka fituar çmimin në Kanë. Sot po mendohet për një “restaurim” të këtij filmi për ta sjellë sa më afër Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Sot, jemi në një tjetër kohë kur filmat shqiptarë prej disa vitesh konkurojnë denjësisht në aktivitetet ndërkombëtare duke rrëmbyer edhe çmime prestigjoze. Kjo epokë e re fillon më filmin “Parullat” nga regjizori Gjergj Xhuvani e për të vazhduar më pas me “Nata pa hënë”, “Trishtimi i zonjës Shnajder”, “Tirana viti 0”, “Gjallë”. Dhe më i fundit është filmi “Amnistia” nga Bujar Alimani.
“Kinemaja shqiptare nuk është një kinema sot, është gjithëpërfshirëse, është universale, duhet të ketë një mesazh të kuptueshëm, shkurt, duhet të jetë një film me një mesazh për qytetarin botëror”, përfundon Artan Minarolli./ Burimi: AktoretShqiptare.info
Të tjera
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...