Ky është lajmi i fundit për Shefqet Kabashin që u arrestua dje
Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 23 May 2019
Shefqet Kabashi u arrestua dje me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të masakrës në Burgun e Dubravës, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në këtë ceremoni.
I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi u dërgua në mbajtje për 48 orë, nesër pritet të lirohet. Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express, Shkodran Nikçi- zëdhënës në Prokurorinë e Pejës.
“Shefqet Kabashi do të lirohet në procedurë të rregullt pasi të kalojë afati i ndalimit 48 orësh”, tha Nikçi.
Krerët e institucioneve, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zyrtarë tjerë të PDK’së si Hajredin Kuçi e Nait Hasani, dje u përballën me një situatë jo fort të këndshme, kur një nga ish-të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi, doli para tyre dhe iu tha se nuk e meritonin të ishin të pranishëm në këtë manifestim.
Derisa, Shefqet Kabashi po fliste, moderatorja e programit po mundohej të mbante nën kontroll situatë. Ish-ushtari i UCK-së, iu drejtua disa të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçin dhe Nait Hasanin, të cilët, sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.
“Marre duhet me ju ardhë, ju nuk duhet me qenë këtu… Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qiky Kuçi e qiky Njazia e qiky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë… Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai…
Të tjera
-
Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Tusuzit: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka përkujtuar viktmat e Masakrës Tusuz ...
-
Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Finlandë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se...
-
Klinika e Onkologjisë me mungesë barnash
Infrastruktura e Klinikës së Onkologjisë u rregullua, por problemi me mungesë...
-
Ndërron jetë vajza 9 vjeçare në Gjilan, nuk ia doli me mjekimin
Pas një sëmundje të vështirë sot ka ndërruar jetë nxënësja e Shkollës Fillore...
-
Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme
Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Li...
-
Rrezik i lartë i një pandemie tjetër në Evropë, paralajmëron një zyrtare e lartë e OBSH-së
Evropa duhet të përgatitet për ‘rrezikun e lartë’ të një pandemie gripi, dekl...
-
Zeqiri: Qytetarët janë të interesuar për bashkëpunim, punësim e integrim
Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i mo...
-
Aksident mes dy motorëve në Sllatinë, lëndohen dy persona
Dy motorë janë aksidentuar në fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë...
-
Reagon KFOR: Nuk bëmë marrëveshje me sulmuesit në Banjskë, autorët duhet të përballen me drejtësinë
Misioni i KFOR-it në Kosovë ka reaguar lidhur me raportin e diskutuar të shtu...
-
Ramiz Lladrovci thirrje Albin Kurtit: Jep dorëheqje, Kosova meriton më mirë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurt...
-
Gazeta zvicerane: Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, mediumi boshnjak: Pasojat e eksodit në Perëndim, vendi humbi 300,000 banorë
Rezultati paraprak i regjistrimit të popullsisë së Kosovës iu ka bërë përshty...
-
Pensionistët të zhgënjyer me Kurtin: Na ka shkatërruar
Pensionistët nga radhët e Shoqatës së Pensionistëve Invalidorë të Punës në Ko...